Tu e lexu qitash
Asnjo prej neve nuk osht’ i/e lirë pa u çliru krejt prej shtypjes

Asnjo prej neve nuk osht’ i/e lirë pa u çliru krejt prej shtypjes

Dita e Përkujtimit Trans osht’ dita kur na reflektojmë për luftimin e urrejtjes edhe çalimet e sistemeve tona shoqnore edhe shëndetësore që kanë kulminu n’vdekjen e personave transgjinorë. Po i kujtojmë 350 jetë trans t’humbuna n’krejt botën prej shtatorit t’vitit t’kalum. N’këtë 20 nëntor e kujtojmë që beteja jonë për shëndetin mendor gjithpërfshirës dhe për qasje n’shërbime shëndetësore shkon krah për krah me luftën kundër transfobisë edhe homofobisë. Kërkush s’osht’ i lirë pa kon’ krejt t’çlirum prej shtypjes. 

Duhët me e rikujtu se kjo ditë nuk ka t’boj veç me vrasjet me motive t’urrejtjes, por me sistemet që po i tradhtojnë personat trans, që e vulosin pabarazinë edhe synojnë me zhdukë kontributin e njerëzve transgjinorë prej historisë. Kjo osht’ betejë që zhvillohët n’shumë drejtime. Betejë për siguri, betejë për kujdes shëndetësor e betejë për dinjitet. 

Me jetu si person transgjinor i bjen me i bajtë mi shpinë ni peshë që t’shtyn n’skaje edhe që shpesh t’bon t’padukshëm për shoqninë. Personat trans qëndrojnë n’mesin e kryqëzimeve të diskriminimeve t’shtresume, tu u përballë me transfobi, racizëm, seksizëm edhe shtypje klasore. 

Në Ditën e Përkujtimit Trans, n’mesin e vujtjeve na gjejmë edhe fuqinë. Lufta kundër sistemeve që na shtypin osht’ luftë për barazi dhe jetë ma t’mirë. Na e vazhdojmë rezistencën, jo thjesht si mbijetesë, po për jetë t’dinjitetshme si qenie njerëzore që i takojmë Tokës.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top