Tu e lexu qitash
Me izolim e frikë: Qysh osht’ mu përballë me disfori gjinore n’Kosovë?

Me izolim e frikë: Qysh osht’ mu përballë me disfori gjinore n’Kosovë?

Shënim me rendësi: Teksti n’vijim munët me përmbajtë përshkrime t’rana tu i përfshi përjetimet që lidhen me disforinë gjinore, vetëlëndimin edhe vetëvrasjen. Persona transgjinorë jon personat identiteti gjinor i t’cilëve osht’ ndryshe prej gjinisë/seksit që i është përcaktu në lindje. Ndërsa persona me gjini fluide jon personat që nuk kanë identitet gjinor fiks, por të ndryshueshëm.

Ndeshja me disforinë gjinore edhe me transfobinë jon përditshmëri për shumë persona transgjinorë. Personat që përjetojnë disfori gjinore përballën jo veç me izolim, por edhe me imponime tjera shoqnore n’rrethet ku e gjejnë sigurinë. Rrëfimet e tyne, përveç që jon shembull i rezistencës t’dylberave, jon edhe tregus i nevojës urgjente për kujdes edhe edukim gjinor.  

Mali* osht’ burrë trans 21 vjeçar, i cili u përballë me disfori gjinore qysh kur u kon’ i vogël. Përvoja e tij n’zhveshtoren e çikave n’shkollë fillore osht’ diçka që ai nuk e harron kurrë. Sytjenat i kanë veshë krejt përveç tij, sepse nuk u ni rahat me to.

“Nuk kom dashtë me qitë jelek ose najsen, e kom urry me krejt shpirtin. Jom kon’ tu u ndrru n’zhveshtore t’çikave si fmi n’shkollë fillore edhe krejt ja kanë nisë me keshë. Edhe m’kujtohet qe veç kom dasht’ me…me e qky lëkurën, me dalë prej lëkurës… edhe prapë s’kom vazhdu me vnu jelek se qysh thojsha: ‘Ma përpara kisha dekë se me vnu njo!’”, tregon ai.

Me u rritë n’Kosovë si person trans, n’mes ni kulture që i përmbahët roleve strikte gjinore, i bjen që çdo zgjedhje e jotja t’bon me u ni si me ecë n’tel t’hollë. Plot aktivitete që për shumë njerëz që nuk përballën me disforinë gjinore mujnë mu dukë si t’zakonshme, për Malin nuk jon kon’ as opsion. Disforia që lidhët trupin e tij e shtyn që mos mi pranu ofertat e shoqnisë që personat cis-gjinorë i llogarisin si t’mirëqena.

“‘Hej, jena tu shku n’pishinë, a po don me ardhë?’”. S’muj. ‘Pse?’ Kta njerz nuk e dijnë që s’muj me e hekë maicën”, tregon ai. Mali e përshkrun disforinë si dhimbje t’parehatshme edhe t’vazhdushme. Me izolim e frikë: Qysh osht’ mu përballë me disfori gjinore n’Kosovë?“Osht’ si me i math nji palë shtiklla (taka) ton kohën edhe i ki të dyjat t’kthyme mbrambsht”, thotë Mali.

Kjo ndjenjë reflekton edhe shtrihët edhe te lojnat apo sportet n’fmini. Pavarësisht a osht’ naj aktivitet që po e bojnë çikat a djemt, rrethanat jon’ t’shpeshta kur ai nuk u ni rahat mu bo pjesë e tyne. Kjo i ka reflektu n’izolim.

“Kur dojsha me shku me lujtë futboll… [Djemt m’thojshin] ‘jo se ti je çikë’. Tani kur dojsha me shku me lujtë volejboll ‘S’besoj qe t’kish pëlqy vollejboll…’ Kjo m’ka ndodhë n’shkollë fillore, çikat shkojshin me lujtë volejboll e djemt futboll. Djemt nuk m’merrshin me veti e çikat nuk kishin qef me lujtë me mu… M’shihshin si i çuditshëm”, tregon ai.

Me e imagjinu veten përtej binarve gjinorë, osht’ revolucionare. Kjo, sidomos n’Kosovë, ku kto role gjinore t’ngulitën mirë qysh kur je fmi. Pa edukim mbi çashtjet e dylberave, shumë njerëzve ia ranon fillimin e rrugëtimit trans edhe mungesa e informacionit.

“Jeta n’Kosovë nuk po du me thanë që osht’ veç e fshtirë, osht’ e komplikume. Nuk osht’ që si fmi e din çka ki. Ma shumë je tu vetë çka osht’ tu ndodhë, pse po ndihna qishtu – nuk osht’ që fol me dikon, nuk i ki as fjalt…T’paktën unë kur jom kon’ fmi nuk ka pasë qaq shumë njerz që kanë folë për këtë sen. Nuk e kom ditë as që ekziston ‘me kon trans’”, tregon Mali.

Patriarkati nuk jep kurrë përgjigje t’qarta se pse duhët mu njekë normat gjinore. E shumica persona trans jon’ t’bllokum në nji cikël t’pafundëm ku i vendosin n’pikëpyetje kto norma. Kjo mungesë e informacionit edhe përgjigjeve ma vonë n’jetë munët ni ndjenjë e thellë turpi që pason me shfaqjen e identitetit t’vërtetë te personat trans.

Shumë persona që përballën me disfori gjinore, qyshdoqoftë kanë edhe momente t’euforisë gjinore – jon kto koht kur e nijnë veten t’lehtsum për shkak që paraqitja e tyne osht’ n’përputhje me identitetin e tyre gjinor, n’sytë e tyne (individualisht) apo edhe n’sytë e tjerëve.

Për Gegën*, person 28 vjeç me gjini fluide, nji prej momenteve t’tilla emocionuese u kon’ kur e ka veshë nji binder – veshje që shtrëngon gjoksin tu e bo ma t’rrafshët.

“Herën e parë që e kom veshë nji binder, unë e maj mend që shkëndijat m’dilshin prej syve, domethanë e kom pasë gzimin tem ma t’madh n’jetë që gjoksin po e shoh rrafsh”, tregon Gega.

Heshtja që mbizotëron n’Kosovë mbi identitetet trans nuk osht’ veç anashkalim po osht’ edhe refuzim i ekzistencës trans. E edhe n’hapsinat ku personat trans jon ma t’sigurtë me e shfaqë identitetin e tyne gjinor, ka pritshmëri goxha t’preme.

Mali tregon se shoqnia e projekton te ai pritshmërinë për me qenë veç mashkullor ton kohën.

“Nëse provoj veç pak (diçka t’re) me stil – s’po thom mu bo tepër feminin po me u bo ma elegant… Kanë me m’pa si gej që po eksperimentoj me stilin tem”, tregon Mali.

Ngjashëm e sheh edhe Gega. Rolet gjinore strikte t’shoqnisë ia kanë bo me dije nji imponimin që me kon’ rrept i vendosun te njana shprehje gjinore – ose mashkullore ose femnore.

“M’ka pengu pjesa që kur unë jom futë me nji ambient, shikimet jon kthy drejt meje edhe çdo herë është pritë që unë me ju përshtatë një gjinie ose tjetrës. Kjo osht’ ajo që unë i kom ikë gjithë jetën. Unë ndoshta edhe vendosi makeup (grim) herë pas here, po n’t’njëjtën kohë jom shumë maskulin”, tregon Gega.

Këto përvoja traumatike lajnë shenja. Për shumicën, adoleshenca – nji periudhë që t’mush me pasiguri bohët fushëbetejë. Mali ndan gjithashtu eksperiencën e tij se qysh osht’ ngacmu edhe për senin ma të thjeshtë, për nji bitmoji në snapchat.

“N’gjimnaz m’kujtohët që e pata bo bitmojin n’Snapchat djalë… Klasa e ka bo nji grup t’shkollës t’mesme edhe krejt ja kanë nisë me bo hajgare pse e kom bitmojin djalë. Si adoleshent, me moshë 15-16 vjeç, me i lexu krejt qato mesazhe u kon’ e ranë”, tregon ai.

Pavarësisht krejt presionit për mu përshtat, personat trans gjejnë forma të ndryshme edhe kreative për me ça përpara n’rrugëtimet e tyne. Gega na tregon se edhe pse përballet me transfobi t’vazhdushme, gjen forcë prapëseprapë te vetja për mu përballë. Tregon që n’punë i duhët me bo shumë ma shumë, sepse takohët me njerz që obsesionohën te paraqitja që e ka n’momentin kur biseda osht’ për punë profesionale. 

“Sa i përket qysh e menaxhoj, unë çdo herë rri e fortë… Kundërshtojnë gjithçka çka unë besoj, atëherë në këto momente unë përqendrohem n’pikat e mia ma t’forta dhe shfaqi diçka tjetër përveç dukjes teme. Qoftë mençuinë, njohurinë, qoftë n’fushën e caktume për me i bo ata me kuptu që ‘hej, hajde e kapërcejmë qita edhe dalim n’nji fazë tjetër’, n’nji fushë tjetër ku nuk fokusohësh n’dukjen teme. Pra mundona me ia marrë vëmendjen qoftë me t’folunin, qoftë me veprime që ata me e pa që ka ma shumë”, thotë Gega.  

Lufta për validim nuk shtrihët thjesht n’nivel personal, ajo osht’ luftë sistematike. Rinia trans përballët me nivele dukshëm ma t’nalta t’diskriminimit, t’izolimit dhe t’sfidave t’shëndetit mendor sesa bashkëmoshatarët e tyne cisgjinorë. Nji studim që osht’ bo në vitin 2020 nga The Trevor Project vuri n’pah që t’ritë trans kanë 2 deri në 2.5 herë ma shumë gjasa me përjetu depresion, me e menu vetëvrasjen seriozisht dhe me tentu vetëvrasjen në krahasim me identitetet e tjera queer.  

Këto statistika e qesin n’pah nevojën urgjente për kujdes dhe edukim gjinor. Parimisht, qasja n’këto burime nuk osht’ luks, por osht’ domosdoshmëri. Pa to, personat trans shtyën n’margjina edhe n’diskriminim ma t’theksum.  

Osht’ e randsishme me e kujtu se lufta për pranim, njohje dhe drejtësi është e vazhdueshme. Si për Malin dhe Gegën, ashtu edhe për shumë persona trans tjerë, kjo luftë s’ka t’boj vetëm me mbijetesën, po edhe me jetën në mnyrë sa ma autentike mrena ni veni që tenton me ta fshi ekzistencën.  

Historitë e tyne jon akt rebelimi kundër ni sistemi kontrollus. Jon edhe histori që na rikujtojnë fuqinë dhe shtytjen që personat trans ja japin lëvizjes së dylberave në Kosovë për çdo ditë.  

* Emrat Mal dhe Gegë, janë pseudonime t’caktume nga që e kanë për qëllim me e rujtë privatësinë dhe sigurinë e personave të intervstum për këtë artikull. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top