Tu e lexu qitash
Pesë mite dhe fakte që lidhën me identitetin gjinor

Pesë mite dhe fakte që lidhën me identitetin gjinor

Po ua prezantojmë disa mite edhe fakte që lidhën me personat trans edhe identitetet gjinore. Keqkuptimet jon’ t’shpeshta, përderisa informimi i duhun osht’ mënyra ma e mirë për me iu përgjigjë keqinformimit që shpesh e prek nji pjesë t’madhe t’shoqnisë tonë.

MIT: Personat transgjinorë nuk e dinë kush jon. Ata jon konfuz’ për identitetin e tyne.

FAKT: Personat trans e dinë çka jon edhe kush jon. Ajo që i merr kohë me muj ose me vjet disave prej tyne osht’ me e kuptu identitetin e tyne para se mi kallxu t’tjerëve. Me e qitë n’pikpytje identitetin tond osht’ normale sepse identiteti gjinor që ta jep shoqnia jo domosdo osht’ për mu marrë si i mirëqenë.

MIT: Për me kon’ trans duhësh me marrë hormone edhe me bo operacione.

FAKT: Jo krejt persona trans dojnë me marrë hormone ose/edhe me bo operacione. Kto nuk janë kushte për me kon’ trans. Tranzicioni munët me kon’ edhe krejt social, pra me përfshi ndryshimin e emrit, përemrave, teshave, flokve etj. Çdo udhëtim trans osht’ unik. 

MIT: Personat transgjinorë pendohen për tranzicion ma vonë n’jetë.

FAKT: Studimet tregojë se më pak se 1% e personave trans pendohen për faktin që kanë tranzicionu edhe detranziciojnë n’drejtim t’identitetit gjinor t’ma hershëm t’tyne.

MIT: Ekzistojnë vetëm dy gjini: burrë dhe grua.

FAKT: Me thanë se ekzistojnë vetëm dy gjini përveç se osht’ transfobi, osht’ edhe racizëm. Identitete që qëndrojnë në mes po edhe jashtë këtyre dy binarëve kanë ekzistu me shekuj n’kultura t’ndryshme t’botës. Për shembull te kultura vendase e Amerikës ka njerëz që identifikohën si persona me dy shpirtra, pra që i mishërojnë edhe shpirtin mashkullor edhe femnor. Edhe n’vene tjera, sidomos ato te popullata autoktone n’Indonezi, Madagaskar, Meksikë, Filipine edhe n’Indi ka kultura që i përfshijnë ma shumë sesa dy gjini.

MIT: Me kon’ trans osht’ bo trend.

FAKT: Me kon’ trans i bjen me kon’ pjesë e nji prej identiteteve ma t’keqkuptume n’shoqninë tonë. Edhe mrena komunitetit t’dylberave shpesh personat trans jon pakicë mrena nji pakice t’diskriminume. N’shoqninë tonë personat trans nuk gzojnë pranueshmëri shoqnore, rrjedhimisht  t’qenit trans nuk ka as qysh mu bo trend.

Nuk ka kurgjo t’keqe me eksploru identitetin ton e ma vonë me u identifiku njejt me ata qysh je identifiku ma herët. Kjo nuk osht’ me njekë trend, po thjesht ni prej rrugëve ku munën me kalu njerëzit n’udhëtimin e tyne për me e njoftë veten ma mirë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top