Osht’ ndjenjë që kurrë nuk munësh me e largu
Paralajmërim: Ky tekst shtjellon dhunën anti-LGBTQ+, vetëlëndimin dhe depresionin, andaj përmbajtja e tij mund të mos jetë e përshtatshme për disa lexues/e.
Po e shkruj këtë letër n’anglisht se e kom ma let mu shprehë për ata që e kaloj çdo ditë. Jom djalë transgjinor 18 vjeçar. E kom ditë pak a shumë prej kur i kom pasë 8 vjet, po kurrë nuk ia kom pranu vetit deri kur i bona 15 vjet. Krejt familjart i kom tepër transfoba/homofoba. M’ka bo vaki me m’qitë dy herë prej shpije veç pse jom veshë si djalë ose kur e kom shpu hunën, puna që nuk jom sillë si çikë. Jom munu me folë me ta e mi tregu që qeshtu nihna rahat me veten, ama ai muhabet kurrë s’ka përfundu mirë.
I preva flokt shkurt për herë t’parë në vitin 2021. E t’shpisë m’lanë rahat se menojshin që prapë kom me kon’ femnore si ma herët. Po arsyja pse i kom pre flokt osht’ se i premtova vetit që kur t’ia nisi shkollës t’mesme kom me kon’ vetvetja. Edhe qashtu ia bona.
Kurrë nuk m’kanë pëlqy djemt, as at’her kur jom identifiku si çikë. Shoqnia jeme e ka ditë që m’pëlqejnë çikat – po kur i kallxova që jom trans ata kadal dale u largun prej meje për arsye fetare. Unë besoj n’Zot edhe iu kom lutë ditë e natë, ni milion herë, që me ma largu këtë ndjenjë ose me ma dhonë nji shejë që jom tu bo diçka gabim. Iu kom lutë qaq shumë herë me ma marrë jetën saqë u bo tepër e pashëndetshme.
Ka pasë raste kur edhe vet kom tentu mi dhanë fund jetës teme – kur nana jem m’ka thonë mi dhonë fund e kur prindërit e mi m’kanë abuzu fizikisht. E krejt kto m’kanë shti n’depresion t’thellë. Nuk nihna i sigurtë n’shpi teme se e di që nji ditë kanë me m’përzanë edhe nuk kom me pasë ka me ja majtë. Nuk jom tu punu se po munohna mu fokusu n’studime, që nji ditë me mujtë me u largu prej shpisë e mos me e mshefë veten edhe me jetu t’vërtetën teme.
Jom lodhë tu e mshefë gjoksin çdo ditë e tu kajtë dej t’ëm nxen gjumi e tu e pytë veten pse po nihna qeshtu. Kisha dashtë mu ni rehat me t’qenit çikë edhe me dashtë me kon’ çikë. Osht’ ndjenjë që kurrë nuk munësh me e largu. Disforia trupore, osht nji ndjenjë shumë e shëmtume që munët me e pasë nji person transgjinor. Ishalla kom me kon’ i lumtun nji ditë edhe po shpresoj që kushdo që e kalon t’njejtin sen si unë ka mu bo i lumtun sa ma shpejt!
Shënim shtesë: Teksti është shkruar fillimisht në anglisht dhe është përkthyer e përshtatur nga Dylberizm.