Tu e lexu qitash
Londra shpalos datën e Paradës së Krenarisë, kandidon edhe për Paradën Botërore 2030

Londra shpalos datën e Paradës së Krenarisë, kandidon edhe për Paradën Botërore 2030

Data e Paradës së Krenarisë në Londër për vitin 2025 është konfirmuar tashmë. Për kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar është shpallur edhe kandidatura për ta mbajtur Paradën Botërore për vitin 2030.

Organizatorët e festës së komunitetit LGBTIQ+ në metropolin britanik kanë njoftuar se parada vjetore e Krenarisë në Londër, e cila mirëpret mbi 1.5 milionë vetë në rrugët e Londrës, do të mbahet më 5 korrik të vitit të ardhshëm. 

Parada e Krenarisë, e cila mbahet në kryeqytetin britanik për 52 vjet me radhë, në vitin 2025 do të ngërthejë në vete një festival 10-ditor me përqendrim te disa prioritete kyçe, përfshirë këtu kërkesën për reformimin e Ligjit për Njohjen Gjinore, ndalimin e plotë të terapive e konvertimit, përmirësimin e edukimit për çështjet LGBTIQ+ në shkolla dhe rritjen e mbështetjes për dylberat që kërkojnë azil. 

Organizatorët kanë treguar po ashtu se synojnë ta mbajnë Paradën Botërore (World Pride 2030). Përkrahje për ngjarjen madhore queer ka shprehur edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan.

“Ngjarja prestigjioze është festë e hatashme për komunitetin LGBTIQ+ si dhe një mundësi me rëndësi për ta dëshmuar mbështetjen tonë”, ka shkruar kryebashkiaku Khan në platformën X (ish-Twitter).

Parada Botërore është ngjarje që vë në pah dukshmërinë e dylberave në nivel ndërkombëtar. Për herë të parë ajo u organizua në Romë në vitin 2000.

Burimet: Pinknews, BBC, InterPride

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top