Lirka sjell albumin Thornbird
Lirka, artist shqiptar dylber prej Shkupit, së fundi e ka lansu albumin “Thornbird”. Nji përzimje e veçantë eksperimentale e muzikës t’errt kryesisht me motive prej elektronikës – ky osht’ albumi i parë i tij.
Titulli i albumit “Thornbird” osht’ simbolikë e përvojës së Lirkës si dylber që jeton në Shkup dhe mishëron zogun që jeton midis therrave. Kjo metaforë i qet n’pah sfidat e krejt personave që përpjekën me jetu n’mënyrë autentike n’ni shoqni që nuk i pranon, sidomos dylberat. Nëpërmjet muzikës t’tij, Lirka e shpërfaq nji realitet sa t’brishtë aq edhe t’ashpër, ku i fton dëgjuesit me reflektu mbi cenueshmërinë dhe forcën.
Ky album, përpos që osht’ nji pjesë e rrugëtimit të tij artistik, gjithashtu osht’ edhe nji pasqyrimi i jetës së tij si dylber shqiptar që jeton në Maqedoninë e Veriut.
Në jetën private, Lirka e përshkrun vetën ma shumë si introvert, ama, alteregoja e tij – një personazh i lindur prej zhgënjimit prej asaj që ai e përshkrun si “botë e flliqt” – vjen në jetë përmes muzikës së tij. Në “Thornbird”, ai e kanalizon revoltën që Lirka e ndjen, tu i dhanë za, pamje edhe kuptim artistik nji pjesë t’vetes t’tij që shoqnia nuk e pranon. Ai thotë se muzika u kon’ rrugëdalja e vetme për me shprehë këtë pjesë t’vetes, tu e leju atë me i konfrontu krejt padrejtsitë që i sheh rreth vetes. Lirka në intervistën që e ka dhanë për Dylberizm ka tregu për ata çka mundemi me pritë prej performancës së tij së shpejti.
“Me 8 nëntor, në Epicentar, n’Shkup, ju ftoj ku ka me performu për herë të parë live, kom pergatit një version pak ma cluby edhe dancy t’albumit Thornbird, që besoj që do t’ju shtinë n’rryma elektronike dhe shpresoj që do të lujmë mendsh së bashku”, tha Lirka.
Këtu mundeni me pa klipin e kangës së Lirkës në Youtube. E ju që jeni n’Maqedoninë e Veriut, mos e huqni nejën e t’premtes në Shkup.
Videon e Lirkës e gjeni këtu.