Tajvani mban paradën më të madhe të krenarisë në Azi
Rreth 180.000 njerëz u mblodhën më 26 tetor në Taipei për paradën më të madhe të Krenarisë në Azi. Parada e Krenarisë në Tajvan u mbajt disa muaj pasi të drejtat e adoptimit të fëmijëve u njohën edhe për çiftet e të njëjtit seks në vend, të drejta këto, që janë në ballë të luftës për të drejtat e dylberave në Azi.
Mbretëreshat drag dhe valltarët e klubeve të natës (go-go dancers) ishin mes turmave të njerëzve që festonin Krenarinë në rrugët e qendrës në Taipei. Tajvani është shtëpia e një komuniteti LGBTIQ+ në lulëzim e sipër dhe ngjarja gjithashtu tërhoqi njerëz nga i gjithë rajoni dhe më gjerë.
Zëvendëspresidenti tajvanez Lai Ching-te u bë zyrtari më i lartë që iu bashkua marshit, i cili për herë të parë u mbajt në shtetin e Azisë Juglindore para 21 vjetësh. Paradën e Krenarisë e përgëzoi edhe presidentja e vendit. “Nën ombrellën e demokracisë dhe lirisë së Tajvanit, ne mësojmë të pranojmë karakteristikat e secilit dhe të respektojmë dallimet e të gjithëve”, shkroi presidentja Tsai Ing-wen në Facebook.
Artikulli u publikua në Deutsche Welle dhe u përkthye nga Dylberizm.