Pesë filma queer që duhëni me i kqyrë për Halloween
Halloweeni prej kohësh u shpallë vetëvetiu festa e preferume e dylberave. 31 tetori osht’ nata kur kostumet, transformimet e jashtme edhe festat e ndryshme na e krijojnë nji hapsinë ku mujmë mi eksploru identitetet tona, me e bo të pazakonshmen edhe mu knaqë me shndërrimin e fantazisë n’realitet. Për dylberat, Halloweeni osht’ i veçantë sepse llogaritët si natë kur munësh me shfaqë veten qashtu qysh ki qef pa u paragjyku.
Na e kemi përgatitë nji listë t’filmave që po i rekomandojmë me i kqyrë për Halloween. Kjo osht’ lista me pesë filma që ngërthejnë n’vete horrorin, humorin, dhe mbi të gjitha – magjinë e dylberave.
- Hocus Pocus (1993)
Hocus Pocus na flet për fatkeqësitë e tri motrave shtriga që ringjallën n’ditët të sotme mas katër shekujve. Filmi veçohët për kah humori i tij i frikshëm, kostumet e jashtëzakonshme edhe diskutimet e shoqnisë. Zbavitjet që i përjetojnë motrat Sanderson paraqesin mesazh shumë t’randësishëm: gjetjen e asaj familjes që na pranon edhe gjetjen e guximit për me jetu shlir’.
- Bodies Bodies Bodies (2022)
Filmi i zhanrit horror-komedi, na kallxon për tmerrin e shoqnive toksike edhe t’vërtetat që mshefën mrapa tyne. Sherri i nij stuhie, nji grup i t’rive bllokohët brenda një pallati. Ajo që nxerr n’pah anën e errët t’marrdhënieve t’tyne osht’ nji lojë mjaft e gabume. Filmi shpërfaqë dinamikat sociale dhe e pasqyron mënyrën qysh dylberat e qesin n’dyshim shoqninë e tyne.
- The Rocky Horror Picture Show (1975)
The Rocky Horror Picture Show osht’ fjala përfundimtare sa i përket shprehjes t’vetes dhe çlirimit. Brad dhe Janet njihën me kështjellën e Dr. Frank-N-Furter, vendin ku identiteti edhe shprehja seksuale queer jon fluide dhe shumë të pranueshme. Frank-N-Furter, si nji personazh haptazi jo-gjinor, e mishëron lirinë, diçka që e ka bo këtë film nji vulë kulturore për çlirimin e dylberave.
- Love Lies Bleeding (2024)
Filmi i zhanrit Triler zhytët n’botën intensive t’ambicieve, t’dashnisë edhe t’dhunës. Filmi përcjell storien e Lou, menaxher i nji palestre që dashurohet fort në Jackie, bodybuilder, ëndrrat e të cilit jon sa t’rrezikshme qaq edhe bindëse. Lidhja e tyne krijon tension n’familjen e Lou, tu e çu i kështu personazhet n’momente vdekjeprurëse.
- Jennifer’s Body (2009)
Ky horror-komedi na e kallxon jetën e Jennifer, nji nxanse e shkollës t’mesme që shndërrohët n’demon edhe i ka për cak shokët djem t’klasës t’saj. Ky film prek tema t’seksualitetit, miqësive e edhe sfidave të vetë-zbulimit brenda shoqërive konservatore.