Tu e lexu qitash
Nashta qashtu e ka simpatia e parë
Nale Dheze

Nashta qashtu e ka simpatia e parë

M-17 vjeç

Herët e kom vrejtë që pak a shumë m’kanë tërhekë meshkujt. Edhe normal si krejt, e mohojsha e sene. Po do sene që shihën s’kanë nevojë me u tregu me fjalë. Nuk muj me thonë që nuk u vrejtë. Kom pasë shoqni ma shumë me femna qysh si fmi. E kur m’tregojke naj çikë që po i pëlqej, nuk u nijsha qaq rehat. 

Kur jom kon’ n’shkollë t’mesme pata fillu për herë t’parë mu shkru me nji djalë t’Prishtinës dmth për diçka ma serioze. Ai ish sa unë edhe u vrejke që kish ma shumë eksperiencë me djem. Nuk o që kem bo najsen serioze, se njerzit që e njihshin m’kanë paralajmru që “po ta lun”. E unë u largova prej tij. Apet ja pata nisë me përzi diçka me to, po qaq m’ka bo mu ndi si me kon’ hajgare saqë vendosa mu dorëzu edhe përmime u largova prej tij.

Tu kon’ situata e parë me meshkuj, që nji djalë për herë t’parë ka pasë ni simpati për mu q(t’paktën qashtu m’thojke), e krijova nifar ndjesie për to. Nuk o që m’intereson fort për to, se ma bojnë tjert që s’osht’ n’nivelin tem, s’di a me ma bo qefin a çka – ama gjith o n’menjen teme.

Osht’ pak e fshtirë kur t’jesh i tërhekun prej gjinisë t’njejtë. Se masi t’i lajsh durt me ni njeri, ekziston gjith ajo mundësia që ki me krahasu veten me to. E kom gjetë veten n’qat pozitë edhe n’nifar pike e hupa veten. Nashta qashtu e ka simpatia e parë. E para situatë deri dikun serioze, që t’met n’kry qaq keq, poooo shnosh… Qysh thash, nuk kisha eksperienca me djem hiç, se nuk shoqnohna fort me ta po gjith me çika. Ky djali u kon’ veç ni lloj “msiti”, nifar e qitme.

E urrej faktin që jetojmë me nji vend ku na duhët me u mshefë, e me jetu si asi shoqnie sekrete nëpër filma – se o shumë fshtirë me taku njerz si ti. Dorën n’zemër po thom po m’ik qikjo rini pa e njoftë kërkon si unë, se sinqerisht s’di as ku me lypë. S’po di as a me lypë a me lanë jetën me mi pru vetë.

Kjo gjith m’bon me mendu ku qëndron problemi. Se nashta nuk o faji te veni e nashta osht’ te unë. Boll m’kanë thonë që jom tërheqs fizikisht (jo me ja bo qefin vetit që po m’pëlqen vetja), amo e di që jom shumë njeri jo-social. Foli shumë edhe kom qef me dalë e me kon’ me shoqninë teme. Por, e kom shumë t’fshtirë me kriju shoqni t’re, mu njoftu me njerz t’ri, se gjith ekziston ajo frika që ki me u paragjyku ose ajo mundësia që “t’i qet dikush dellat”.

Ora 12:36, osht’ natë shkolle kur po e shkruj këtë sen. Veç po du me hekë prej gjyksi ketë temë, se nuk o që muj me ja thonë gjithkujna. Kom shoqni që m’pranon qeshtu qysh jom. Edhe m’ngon n’momentet kur du me folë për qeto tema, po kurrë nuk m’dukët mjaftushëm – se e di që nuk ma dijnë stresin, hallet e as s’mi dijnë krejt dilemat që kanë t’bojnë me orientimin tem seksual.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top