GIMI na rikthen ritmin edhe kujtimet e verës me kangën ‘I LIKE U’
Artisti kosovaro-danez, GIMI, na e rikthen ritmin edhe kujtimet e verës me kangën “I LIKE U”. Kanga ma e re e tij ka t’boj me t’qenit i ri, i egër edhe i lirë. Si nji himn nostalgjik i mas verës, kjo kangë gjen frymëzim te fillimi i të 20-tave t’këngëtarit shqiptar – kur ai e ka jetu n’Londër.
GIMI, i cili ka performu sivjet n’edicionin e dytë t’Festivalit Queer t’Prishtinës, sapo e ka publiku nji kangë hyper-pop ku nihët guximi e edhe basi i fortë që t’shtyn me kcy. Netët me dashni, me shoqni edhe pa galje jon fryma e kësaj kange.
“Për mu, ‘I LIKE U’, osht’ mishërim i lirisë së plotë. Me ra n’dashni n’çdo person që e takon për herë t’parë n’nejë, me nejtë ton natën çut tu folë me shokët e shoqet e tua për kondo që ja ka thy zemrën gjatë qasaj jave, pa menu sen tjetër përveç asaj që ndodh n’qat moment”, tregon GIMI.
Synimi i albumit t’parë që ka me lansu osht’ me na shty drejt terrenit t’imagjinatës. GIMI tregon që ky element reflektohët edhe prej fotos n’ballinë t’albumit.
“Kom dashtë mi eksploru sferat e fantazisë. Kur bohët fjalë për seksualitetin, m’dukët që fantazia osht’ gati gjith ma emocionuese se realiteti. Sepse n‘fantazi, ti je krijusi i rrëfimit ton. Ti vendos qysh shpalosët storia. Tu e pre foton e albumit n’mënyrën qysh osht’ e preme, edhe pse osht’ sugjestive, i len hapësinë atyne që e shohin me e kriju storien edhe fantazinë e tyne përtej kufijve t’imazhit”, thotë GIMI. “I LIKE U”, e publikume më 17 tetor, osht’ kanga e parë e albumit t’parë që ai ka me lansu vitin e ardhshëm.
GIMI osht’ artist, kompozitor edhe producent danezo-kosovar që jeton n’Kopenhagë. Frymëzimin muzikor e merr prej kulturës MTV/pop t’fillimit të viteve 2000 dhe muzikës tradicionale shqiptare. Herën e kalume ai i dha shkëlqim skenës n’Prishtinë më 8 shtator në Street Partyn e Prishtina Queer Festival, tu u rikthy n’Kosovë mas gjashtë vjetve. Mas performancave t’tij nëpër shtete tjera t’Evropës, kjo u kon’ hera e parë që GIMI ka performu n’Kosovë.
Kangën “I LIKE U” mundeni me ngu në platformat si Spotify, Apple Music e Deezer.