Te kush o topi?
Gjatë jetës teme kom kalu nëpër sfida t’mdhaja. Njona prej tyne: diagnostifikimi me HIV s’fundmi. Për kohë t’gjatë kom pasë marrëdhane me meshkuj – plot prej tyne t’martum. E tash s’e di prej kujt e kom marrë, bile as që du me ditë. Rrugës kur t’i shoh… S’kisha dashtë as me i njoftë. Mos shkoni te mjeku n’t’shtetit për ksi raste. Direkt shkoni n’OJQ ku testimi është falas. Te kush o topi?
INFORMATA ME RËNDËSI
- Organzata CSGD (Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore) është adresa kryesore për testim dhe këshillim falas për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, siç është edhe HIV-AIDS, për të gjithë – përfshirë këtu edhe burrat që i ekspozohen ekskluzivisht marrëdhënieve seksuale me gra.
- Prej qershorit trajtimi PREP është në dispozicion në Kosovë. Kjo terapi është falas për të gjithë. CSGD mund t’iu ndihmojë prej testimit e këshillimit e edhe për të arritur deri te trajtimi.
- Shumica e personave të infektuar me HIV në nivel global janë gra heteroseksuale.
SHËNIM I REDAKSISË
Kjo është storia e parë prej ni personi të infektum me HIV që ka ardhë te na. E vlerësojmë shumë personin që e ka nda rrëfimin e vet edhe krejt tjert që i kanë dërgu storjet deri këtë ditë. Faleminderit secilit dylber për besimin deri te storia e 112.
Vazhdoni me na shkru për storjet e juja, për emocionet, përvojat, për t’mirat e t’kqijat që i përjetoni. NDAJE STORJEN TONE! Shtatori është afër, shihemi në Prishtina Queer Festival!