Identitetet Queer dhe vetpranimi – Punëtori
A je ni najherë ndryshe? A ke pasë najherë nevojë me folë me dikon e s’ke pasë me kon? A e ke pasë veshtirë me e pranu veten si dylber? A kishe dashtë me msu ma shumë për historinë queer edhe me folë për vetpranimin?
Nëse po, regjistrohu në punëtorinë ku kemi me folë gjerësisht për identitetet queer. Qysh mujmë me e zbulu e me pranu veten ma lehtë? Pse është me rëndësi me i kuptu identitetet queer që kanë ekzistu gjithmonë? Qysh me u bo ma t’fortë/a e ma t’sigurt/a në ni ambient që s’na pranon? Çka domethanë deseksualizimi i dylberave dhe pse është e rëndësishme me lanë mbrapa t’kalumen dhe me u kujdesë për veten sot?
Këto tema i diskutojmë me Edlira Meshaun, që ka përvojë 15 vjeçare në këshillim mbi shëndetin mendor në Mbretërinë e Bashkuar. Është person i zëshëm në aktivizmin queer, njëherësh edhe një ndër personat e parë jo-binar që ka dalë haptas në Shqipëri.
Nuk të duhet naj përgatitje paraprake, dhe punëtoria ka me u mbajtë në gjuhën shqipe.
Regjistrohu përmes vegzës këtu para datës 4 shtator sepse numri i pjesëmarrësve/eve është i kufizum.