Gjith kom dashtë tjetërçka
F – 22 vjeçe
Çkemi dylbera,
Besoj që edhe storia jeme ka me fillu njejt si storiet e juja. Qysh prej moshës t’hershme e kom vrejtë që jom ndryshe edhe që nuk u përputhsha me shoqet e mija. Gjith kom dashtë tjetërçka.
E kom vrejtë te vetja që kom tërheqje prej gjinisë t’njejtë. Sa herë ka qenë tema për ndonji djalë jom mundu gjithmonë me gjetë arsyetime, që thjesht m’ka qitë me ni rrugë ku e mohojsha veten. Me ni fjalë, jom munu mu adaptu që thjesht mos me kon ndyshe, e kom shtypë veten, i kom shtypë ndjenjat. Kom vazhdu, por thjesht e shoh që vendi ku jetoj edhe shoqnia jeme jon shumë homofoba.
Edhe e di që n’momentin kur isha çelë i kisha hupë krejt. E kom provu s’di sa herë edhe n’momentin kur folët kjo temë ja fillojnë me fjalë t’kqija. Për këtë arsye mbrenda meje e kom ni boshllëk shumë t’madh edhe po nihna shumë, shumë e vetmume.
Edhe thjesht, nuk po muj me marrë kurajon për me u hapë te njerëzit që i konsideroj ma t’afërtit. Kjo po ma bon edhe ma keq gjendjen teme mendore edhe emocionale. Thjesht po ndihna që jom tu e jetu ni jetë t’rrejshme. Kisha pasë shumë dëshirë me taku persona t’komunitetit që ma kuptojnë mnyrën qysh ndihem unë edhe që nuk m’kishin paragjyku as refuzu për ato që i ndjej edhe për ata që jom.