Përtej binarëve të gjinisë
Kufijtë e binarëve të gjinisë, me shumë guxim, po ripërcaktohen. 14 korriku shënon jo veç një datë në kalendarin e dylberave, por e kumbon atë çka s’e kemi mendu zakonisht mbi rolet gjinore. Kjo ditë, është dëshmi e rebelimit të identiteteve gjinore dhe e guximit për t’i sfiduar përkufizimet konvencionale mbi gjininë.
Gjinia që dikur mendohej si nji binar strikt e i pandryshueshëm, tash po kuptohet se është një spektër fluid (që rrjedh e ndryshon). Ky kuptim po sfidon normat tradicionale që kanë formësuar shoqëritë me shekuj duke ja hapur rrugën kështu një revolucioni në mënyrën se si po e shohim identitetin gjinor. E në ballë të këtij revolucioni, janë pikërisht personat jobinar duke i sfiduar kufijtë e roleve “femërore” dhe “mashkullore”.
Udhëtimi i personave jobinarë nuk është më veç personal, por përpjekje kolektive për ta çmontuar një konstrukt që kufizon jo veç gjininë, por krejt qenien njerëzore.
Sot festojmë ata/ato që me shumë guxim janë vetvetja, bashkë me ata/ato që nuk mund të jenë vetvetja për shkak shoqnive transfobike. Sot, ju falënderohemi për qëndrueshmërinë e juj, dashninë dhe diversitetin që i ofroni botës.
Lexoni më shumë për 14 korrikun dhe jobinarët – Ditën Ndërkombëtare të Njerëzve Jobinarë