Themelueset lezbike të grupit të ecjes krijojnë hapësirë të shëndetshme për gratë queer
Themelueset e grupit të ecjes (hiking) për gratë queer dhe personat jobinarë kanë thënë se kishin dëshirë të madhe ta krijojnë një hapësirë të shëndetshme ku njerëzit do të lidheshin me njëri-tjetrin.
Lucy Cooper, 23 vjeçe, dhe Yasmin Message, 27 vjeçe, për agjencinë e lajmeve PA thanë se vendosën të themelojnë grupin “Dykes Who Hike” pasi u ankuan për mungesën e hapësirave të dedikuara për takime mes grave queer në Londër.
Që nga marsi, Dykes Who Hike kanë luftuar me Seaford në Eastbourne, kanë ecur nga Dover deri në Deal dhe kanë përshkuar shtegun nga Canterbury në Whitstable, derisa mbi 200 njerëz që kanë marrë pjesë në ecjen e tyre më të fundit.
Grupi i ecjes u bë i famshëm nga themelimi i tij tre muaj më parë, me Instagramin e grupit @dykeswhohikeldn duke u rritur në mbi 11,000 ndjekës.
“E bëjmë të gjithë këtë për t’ia lehtësuar komunitetit të njihen e shoqërohen mes vete dhe për t’i nxjerrë njerëzit jashtë në natyrë, me qenë në gjendje të lidhen më shumë me komunitetin tonë, dhe për të krijuar atë hapësirë për gratë queer që nuk përfshin domosdoshmërisht alkoolin”, tregoi Cooper.
Atmosfera e shëtitjeve është plot jetë pasi “je e rrethuar nga këta njerëz me të cilët i ke miq”, tha Message.
“Ekziston mirëkuptim i ndërsjellë pasi ne të gjithë duam të flasim me njëratjetrën/njëritjetrin, gjë që mendoj se nuk gjendet në hapësira të tjera.
“Është bukur sepse ndihesh si në shtëpi dhe rehat e sigurtë në ecje.
“Është thjesht argëtim i mirë dhe i shëndetshëm”.
Ajo tha se shumë njerëz marrin pjesë vetë në ecje dhe “tash janë krijuar disa grupe të vogla shoqërore”.
Cooper shtoi: “Të gjithë janë mbledhur më shumë për të takuar njerëz, kështu që të ndodh që të lëvizësh shpesh përpara dhe prapa dhe të flasësh me njerëz të ndryshëm”.
“Në fund të ditës, i njeh fytyrat e të gjithëve, edhe nëse s’ke folur me ta”.
“Ndihem sikur njoh shumë lezbike në Londër tani dhe të gjitha e njohin njëra-tjetrën dhe më duket si një rrjet argëtues”.
Edhe pse grupi i ecjes quhet Dykes Who Hike, grupi mirëpret njerëz të seksualiteteve dhe identiteteve të ndryshme gjinore.
“Kemi pasur shumë njerëz që vijnë, të moshave dhe sfondeve të ndryshme, kështu që kemi pasur nëna, kemi pasur njerëz mbi moshën 50 vjeç, njerëz me qen, ka një përzierje vërtet të bukur”, shton Cooper.
“Shumë njerëz na kanë kontaktuar dhe kanë thënë se janë të interesuar ta bëjnë këtë, por ata jetojnë në një vend tjetër dhe po pyesnin nëse mund të ndihmonin që ta themelonin një grup të ngjashëm në zonën e tyre,” tha Cooper.
“Ne do t’i stërvitim, do të flasim me to për mënyrën se si i organizojmë ecjet në natyrë dhe do t’u japim ca këshilla për atë që kemi mësuar, dhe do t’i lëmë të vazhdojnë me këtë dhe të organizojnë ecjet e tyre në mënyrë që më shumë lezbike nga Mbretëria e Bashkuar mund të dalin në ecje (hiking)”.
Dyshja është krenare për komunitetin që kanë formuar.
Message thotë se me ngazëllim po vazhdon me zgjerimin e grupit.
“Unë mendoj se të gjithë janë vërtet mirënjohës për hapësirën,” shtoi ajo.
Artikulli u publikua në MSN dhe u përkthye nga Dylberizm.