Tu e lexu qitash
Yjet LGBTQ+ lexojnë letrat e banorëve të Gazës, kërkojnë armpushim!

Yjet LGBTQ+ lexojnë letrat e banorëve të Gazës, kërkojnë armpushim!

Indya Moore, Munroe Bergdorf, Susan Sarandon dhe yje të tjerë LGBTQ+ po flasin zëshëm për palestinezët që jetojnë nën bllokadën dhe bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës.

Që nga marsi, faqja e Instagramit “Voices for Gaza” ka postuar video të aktorëve, muzikantëve dhe punonjësve të tjerë nga fusha e kulturës që lexojnë letra ku përshkruhen përvojat e palestinezëve dhe aleatëve të tyre. Kjo faqe drejtohet nga kolektivi “La Culture pour un cessez-le-feu”, që përkthehet “Kultura për një armëpushim”, siç raporton mediumi francez Telerama.

Në një video të postuar, Moore lexon fjalët e një 11-vjeçareje të quajtur Dareen al-Bayaa, e cila humbi “dhjetëra anëtarë të familjes së saj prej një sulmi ajror”, ​​sipas mbishkrimit të postimit.

“Kam qenë në gjendje kome për 15 ditë. Nuk mbaja mend asgjë që më kishte ndodhur. Nuk mbaja mend emrin tim, apo çkado tjetër,” lexon Moore. “Mbaj mend vetëm se e pashë babin tim përballë meje para se të vritej. Më llastonte. Më sillte shumë gjëra. Dhe më ka bërë shumë foto kur isha e vogël.”

Projekti përmban gjithashtu dëshmitë e punonjësve humanitarë dhe të stafit diplomatik në terren, përfshirë rrëfimin e anëtarit të ekipit të Kombeve të Bashkuara, Jake Morland. Së fundmi, Voices for Gaza postoi një video të aktivistes dhe modeles Munroe Bergdorf duke lexuar një letër e shkruar nga Morland, një pjestëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara i cili u kthye nga Gaza në shkurt.

“Pamë fëmijë 5-6 vjeç duke tërhequr gomarë me karroca që bartnin prindërit e tyre te hyrja e spitalit në prag të vdekjes”, lexon Bergdorf.  “Oborri i spitalit ishte  i mbuluar me trupa të vdekur. Disa prej këtyre trupave ishin aq të djegura saqë nuk mund të njiheshin. Kishte edhe pacientë ende të gjallë, të shtrirë midis të vdekurish në një vend ku e gjithë njerëzorja dukej se ishte zhdukur”, thuhet në letër.

Forcat izraelite kanë vrarë mbi 35,000 palestinezë, kanë plagosur më shumë se 78,000 dhe kanë zhvendosur shumicën e popullsisë së zonës prej më shumë se 2 milionë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që vrau rreth 1,200 dhe mori 253 pengje, sipas Reuters. Por përtej viktimave nga sulmet ajrore dhe pushtimet tokësore, Kombet e Bashkuara kanë raportuar se ka “uri të plotë” (zi buke) në Gazën veriore, kryesisht për shkak të “kufizimeve të rënda izraelite në dërgesat humanitare” të Izraelit në zonë, sipas The Associated Press. AP gjithashtu raportoi se asnjë ushqim nuk ka hyrë në dy pikat kryesore kufitare në jug të Gazës gjatë javës së kaluar, ku 1.1 milionë palestinezë po përballen me nivele katastrofike urie, raportoi AP.

Një letër e muajit shkurt e lexuar nga Sarandon theksoi atë aspekt të krizës. Në letrën që i atribuohet “një civileje në një pikë të shpërndarjes së ushqimit”, shkruhet: “Nuk ka më ushqim, asgjë për të pirë, asgjë në pazar”.

“Fëmijët tanë bërtasin dhe përpëliten në tokë nga uria,” lexoi ajo. “Ne qëndrojmë për orë të tëra në radhë duke tentuar të marrim ushqim. I lamë fëmijët në shtëpi duke qajtur. Ata nuk duan që të mbeten të uritur. Ne nuk duam që ata të vdesin nga uria në duart tona. As gji foshnjes së porsalindur nuk mund t’i japësh”.

Personazhe të tjerë të famshëm LGBTQ+ të përfshirë në projekt përfshijnë vokalistin Michael Stipe të bendit R.E.M. dhe aktori Nahuel Pérez Biscayart.

Njerëzit LGBTQ+ kanë avokuar zëshëm për armëpushim dhe liri për popullin palestinez si në kohët e fundit, ashtu dhe historikisht. ACT UP New York ​​kohët  e fundit ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza dhe duke miratuar fushatën e Bojkotit, Tërheqjes së Investimeve dhe Sanksioneve (Lëvizja “Boycott, Divestment, Sanctions”). Në dhjetor, Indya Moore foli në një tubim në Nju Jork të organizuar nga Dylberat për Palestinën e Çliruar (Queers for a Liberated Palestine). Organizata Dylberat për Çlirim ka nisur gjithashtu një peticion duke u bërë thirrje organizatave LGBTQ+, përfshirë Fushatës për të Drejtat e Njeriut, që të kërkojnëarmëpushim në Gaza. Në momentin e publikimit të këtij artikulli peticioni i ka pasur mbi 26,000 nënshkrime.

Artkulli u publikua në Them US dhe u përkthye nga Dylberizm.


Lexo edhe:

Dylberat për Palestinën

Komuniteti LGBTQ+ dhe komunitetet progresive kanë një problem rreth asaj që po ndodh në Palestinë; Përkrahja e Izraelit nuk është zgjidhje!

Palestinezët po i kërkojnë Sam Smith-it të tërhiqet nga koncerti i tyre në Izraelin aparteid

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top