Vandalizohet “Sheshi i Krenarisë” me mbishkrime homofobike
Dita e premte e Javës së Krenarisë nisi me një mesazh nga homofobat e Prishtinës.
Para disa dite, Prishtina Pride pati një aksion simbolik para Grand Hotelit ku aktivistë e aktiviste ngjyrosën zebrat me ngjyrat e ylberit dhe e shënuan rrugën si “Sheshi i Krenarisë”.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, zebrat e lyera me ngjyra të ylberit për të reprezentuar gjithëpërfshirjen e personave queer u vandalizuan mbishkrime homofobike dhe gjuhë tejet urrejtëse.
Për këtë, ka reaguar menjëherë ekipi i Prishtina Pride, duke i mbuluar mbishkrimet homofobike me konstatimin “poshtë homofobia, bifobia dhe transfobia”. Njashtu, në deklaratën e tyre në rrjete sociale, Prishtina Pride bën thirrje për institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë krim me seriozitet të lartë.
Ky akt vandal është tregon se ende kemi punë të madhe për të bërë, dhe që nuk do të ndalemi deri sa të gjitha rrugët të na pranojnë.