Gjykata turke dënon padrejtësisht politikanët kurdë, përfshirë edhe aktivistin queer Cihan Erdal
Sipas Human Rights Watch dhe Projektit për Mbështetjen e Çështjeve për të Drejtat e Njeriut në Turqi, Gjykata turke më 16 maj 2024 ka marrë vendim për dënimin e 24 politikanëve kurdë, duke përfshirë Cihan Erdal, aktivistin queer, me akuza false për krime kundër shtetit, si pasojë e një gjyqi haptazi politik dhe të padrejtë. Gjykata i dënoi 24 politikanë me burgim nga 9 deri në 42 vjet ndërsa liroi 12 politikanë të tjerë që kishin qenë në gjyq me ta.
Politikanët ishin nga partia parlamentare e opozitës, Partia Demokratike Popullore (HDP), duke përfshirë ish-bashkëkryetarët e partisë Selahattin Demirtaş dhe Figen Yuksekdağ. Vendimi konfirmon se autoritetet turke instrumentalizuan sistemin e drejtësisë penale për të siguruar ndalimin e zgjatur arbitrar të politikanëve me akuza të pabaza dhe për t’i larguar ata nga jeta politike si përfaqësues të zgjedhur.
Në seancën e 22-të të Gjykatës për Krime të Larta së Ankarasë, gjykata dënoi Selahattin Demirtaş me 42 vjet burg, Figen Yüksekdağ me 30 vjet dhe Gültan Kışanak, ish-kryetarin e Dijarbakirit, me 12 vjet, ndërsa liroi Kişanak dhe katër të tjerë në pritje të apelit.
Aktivisti gej Cihan Erdal u dënua me 23 vjet e gjashtë mua burgimi. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike Popullore (HDP), një parti politike pro-kurde që qeveria turke e akuzon për nxitjen e protestave që lanë të vdekur 37 persona në vitin 2014. Ai u akuzua për nxitje terrori dhe dhune dhe u përball me dënimin me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ai u burgos për herë të parë në shtator të vitit 2020 në Turqi dhe u mbajt në burg për 262 ditë. Ai u lirua pasi avokatët turq paraqitën prova që tregonin se Erdal, një banor i përhershëm në Kanada, nuk kishte asnjë lidhje me protestat sepse ai nuk ishte në të njëjtin qytet kur komiteti ekzekutiv i HDP-së u mblodh për të diskutuar strategjitë.
I pasigurt se kur do të ishte në gjendje të largohej përsëri nga Turqia, Erdal kërkoi azil politik në një vend të tretë të pa zbuluar, duke ecur me orë të tëra deri në kufi. Nga një kamp kufitar, ai ishte në gjendje të lajmëronte zyrtarët kanadezë dhe të organizonte udhëtimin e tij në shtëpi, ku banon aktualisht.
Aktakuza i është drejtuar politikananëve për/deri në 30 vepra penale, duke përfshirë krimin kryesor të përpjekjes për të “shkatërruar unitetin dhe integritetin e shtetit”, si dhe “vrasje”, “dëmtim të pronës” dhe “vjedhje” në lidhje me vdekjet dhe dhunën gjatë protestave për të cilat i mbante përgjegjës. Dosjet e vazhdueshme penale kundër politikanëve në gjykata të ndryshme që i akuzonin ata për krime të tilla si “anëtarësim në organizatë terroriste” dhe “përhapje të propagandës terroriste” u bashkuan më pas me dosjen e “Gjyqit të Kobanit”.
Vendimi i gjykatës së Ankarasë, të cilin politikanët e dënuar thanë se do ta apelonin, është zhvillimi i fundit në një fushatë të gjatë persekutimi kundër të drejtave pro-kurde HDP. Human Rights Watch dhe Projekti i Turqisë për Mbështetjen e Çështjeve për të Drejtat e Njeriut thanë se përndjekja është udhëhequr nga qeveria aktuale e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në koalicion me Partinë e Veprimit Nacionalist të ekstremit të djathtë (MHP).
“Dënimi i Selahattin Demirtaş, Figen Yüksekdağ dhe politikanëve të tjerë të opozitës kurde në një gjyq masiv është masa e fundit në një fushatë persekutimi që ka grabitur kryesisht votuesit kurdë nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, ka minuar procesin demokratik dhe ka kriminalizuar fjalimin e ligjshëm politik. ”, tha Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch. “Përdorimi i procedimeve të rreme penale për të larguar nga jeta politike politikanët kurdë të zgjedhur në mënyrë demokratike nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund konfliktit me dekada të shtetit turk me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Dënimi i Demirtaş-it, Yuksekdag-ut dhe disa politikanëve të tjerë të shquar të opozitës në Turqi me burgime të gjata për mbrojtje të tyre politike për të drejtat kurde është një goditje tjetër për shpresat për ndryshim pozitiv në gjendjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinënë vend”, tha Ayşe Bingöl Demir, drejtore e Projektit për Mbështetjen e Çështjeve Gjyqësore për të Drejtat e Njeriut në Turqi. “Ky dënim i fundit, krahas paraburgimeve të vazhdueshme arbitrare dhe të akuzuara politikisht, shkel në mënyrë të hapur standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe shpërfill vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Komuniteti ndërkombëtar tani përballet me një zgjedhje kritike: të heshtë dhe të rrezikojë pjesëmarrjen në këto praktika shtypëse, ose t’i luftoj ato dhe të ndërmarrë veprime të forta, duke përfshirë fillimin e procedurave të përcaktuara për shkelje të tilla serioze të detyrimeve ndërkombëtare.
Materiali u publikua në HRW dhe Stockholmcf dhe u përkthye nga Dylberizm.