Drita 1 herë në vit, neglizhencë 365 ditë
Anipse vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndriçuar ndërtesën e Qeverisë me ngjyrat e flamurit të dylberave për IDAHOBIT është një lloj mbështetje, kjo as nuk i afrohet adresimit të nevojave reale dhe të vazhdueshme të dylberave në Kosovë. Një herë në vit ndriçim nuk mund të maskoj neglizhencën dhe diskriminimin sistematik që individët LGBTIQ+ durojnë e përjetojnë gjatë pjesës tjetër të vitit.
Personat LGBTIQ+ në Kosovë përballen me beteja të përditshme, duke përfshirë dhunën, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe mungesën e qasjes në shërbimet e nevojshme. Ndriçimi i një ndërtese nuk e ndryshon realitetin e ashpër të përvojave të jetuara nga dylberat.
Qeveria e Kosovës duhet të shkojë përtej simbolizmave dhe të ndërmarrë veprime thelbësore dhe të qëndrueshme për të garantuar dinjitet, siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët e saj.