Keith Haring me të dashurin e tij Juan Dubose nga ANDY WARHOL 1983
“Juan erdh me mu për Krishtlindje me ni mbledhi ku kenë krejt familja. Babi jem i ka dhjetë vllazën e motra. Osht’ nji familje e Trupave t’Marinës Detare. Krejt të afërmit e babit jonë marinsa; E di që edhe unë kam mujt me kanë marins.
Prej njanës anë kjo osht’ gjo përnime maskuline, po e ka edhe këtë ndjesi me kanë krenar për veten, për familjen edhe për senet e thjeshta. Kam mujt mi bo krejt k’to, po edhe ma e vështirë me e pas respektin e tyne edhe pse nuk isha marins, edhe pse krejt familja e ka ditë që jom gej.
Haring osht’ mbiemri i tyne gjithashtu, dhe ajo që e kom bo i bon ata jashtëzakonisht krenarë. Edhe megjithëse nuk kem fol kurrë për kto, masi janë ardhë në Nju Jork dhe m‘kanë vizitu kur jam konë tu jetu me Juan-in, prindërit e mi ma n’fund e kanë pranu at’ si pjesë të familjes, tu i ble edhe dhuratë për Krishtlindje.”
Keith Haring, 1989. Ky portret – një prej shumë polaroidëve që Andy Warhol bëri në fund të viteve 1950 deri në vdekjen e tij në 1987 – përshkruan Keith Haring, një artist i njohur për sjelljen e grafiteve në një kontekst të artit të bukur dhe të dashurin e tij, Juan Dubose, një DJ me bazë në Nju Jork. Të dy burrat vdiqën nga komplikimet e lidhura me AIDS-in, Haring në 1990 dhe Dubose në 1989.