Tu e lexu qitash
Hala e du!

Hala e du!

 

F

Kurrë nuk e kom pritë që kom me shkrujtë edhe unë storien tem qitu.

Po du me nda me juve historinë tem me njerin që e kom dashtë edhe hala e du shumë, me njerin që m’ka dashtë edhe m’ka bo mu ni safe ma shumë se çdo njeri tjetër…

Prej klasës t’7 e kom kuptu që jom biseksuale. Tash jom n’klasë t’11 edhe n’fillim t’ksaj klase e kisha ni çikë n’klasë që sa herë ka hy n’derë m’ka bo mu kthy e me kqyrë. Floktë e saj t’gjata e dredha, sytë e saj t’zi, e ajo ftyrë që gjithmonë m’buzëqeshte.

Nuk e kom pasë kurrë guximin me shku me i folë se gjithë para saj m’hupshin fjalt e s’disha çka mi thonë. Ni ditë e mora guximin me u ulë mbrapa saj edhe po kthehet ajo po m’pytë për unaza edhe po ma merr njonën prej tyne. Tu folë bashkë p’e pyti unë a je straight edhe m’tha po. N’qat moment unë humba dhe thashë s’ka me ndodhë kurgjo mes neve dyjave. Ama çdo ditë m’kqyrke n’orë t’msimit, e kqyrshim njona tjetrën. Ni natë po ja qoj nji snap edhe ja nisëm me folë çdo ditë edhe gjithë folshim pa nalë. Mas ni kohe ajo po m’thotë që po i pëlqen ni çikë edhe ni djalë në t’njejtën kohë. Mu veç m’pëlqejke çdo ditë e ma shumë. Kur m’tha ashtu unë s’guxojsha me i tregu që po m’pëlqen se me fillim m’tha s’po du me u ngut. Ni ditë po vjen n’shkollë edhe po ulemi bashkë. Fillum me u afru koxha si shumë. Kur u kry ora unë e përqafa edhe tu u largu po m’nalë edhe M’PUTHI. N’qat moment jom konë njeri ma i lumtur n’botë.

 
I kalum 1 muj e gjysë bashkë, çdo ditë tu folë, çdo ditë tu u pa e çdo ditë tu e dashtë njona tjetrën ma shumë. Deri para dy muje kur e kuptoj familja e saj e e largun prej meje, ja ndrrun shkollën e unë meta pa asni lajm për to. Nuk disha a osht mirë. E mshelën n’shpi e s’kisha as kontakt mo me to. Deri kur mas 4 jave që s’pata kontak e kuptova n’cilën shkollë osht’ edhe kena ra n’kontakt prapë. Mu dok si me folë me ni njeri tjetër. Kish ndryshu krejt, a unë s’kom ndryshu aspak, hala isha tu e pritë e tu e dashtë shumë. Thash atë ditë nashta e ka që s’kena folë shumë e qata osht’ e ftohtë. Para disa dite e kom pas ditëlindjen, ma urun shoqnia e familja po unë e pritsha urimin prej saj që s’e morra. N’qat moment menova me u dorëzu e mos me pritë mo, po zemra hala p’e don edhe po m’thotë prite.

Shpresoj që e lexon ajo.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top