Sot, Bubble feston 2 vjetorin e hapjes
Shtëpia e Dylberave, Bubble, sot po e feston dy vjetorin. Edhe pse veç ditëlindja e dytë, Bubble ka lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën e dylberave, në kulturën dhe historinë tonë.
Kur i shikojmë fotografitë në retrospektivë të shkrepura nga Besfort Syla, lehtë vërehen ndryshimet e hapësinës së brendshme të lokalit të vetëm queer në Kosovë. Por, ajo që asnjëherë nuk ka ndryshu është dashuria që mbizotëron aty.
Këto dy vite, Bubble ka qenë pikëtakim i dylberave pa përjashtim dhe ka ndiku skajshmërisht në fuqizimin e dylberave duke e kriju nji hapësinë të sigurtë për me manifestu veten lirshëm, për me dashuru, me kcy e knu, me lexu poezi, për me diskutu edhe thjeshtë për me ekzistu, pa e mendu prapavijën, mënyrën e veshjes, e të folurit etj.
Bubble gjatë këtyre dy viteve na ka sjellë jo vetëm nji hapësinë ku përkojmë shpritnisht, por edhe program të kurum me shumë festa, muzikë, netë poetike, pop-ups etj. Ka sjellë shumë performanca drag nga Kosova e rajoni duke kontribu direkt në zhvillimin e kulturës drag në Kosovë.
Tina është një çikë queer që e frekuenton Bubble pothuajse çdo ditë prej prillit të vitit 2022. E ne, pikërisht në ditëlindjen e dytë, folëm me të.
“Më kujtohet që në fillim jemi kanë shumë paranojak; jemi tut’ që dikush ka me na sulmu, ose jemi alarmu kur ka kalu policia se kemi mendu që po ndodhë diçka, apo kur ka kalu dikush që stereotipikisht nuk janë dokë queer e kemi pasë njifarë hezitimi. Personat që janë me shprehje gjinore ma ekspresive e përtej binareve të gjinisë, në fillim janë ulë veç mrena e shumë ma pak në pjesën jashtë. E sot, krejt kjo ka ndryshu për të mirë” – kujton ajo.
Pikërisht rehatia është arsyeja që Tinën e bënë ta krijojë këtë lidhje emocionale me Bubble. “Aty rri rehat. E di që nëse cenohet rehatia ose mirëqenia e jem ose e kujtdo tjetër, stafi përnime reagojnë”.
Kjo hapësinë tashmë e ka kriju frymën e mikpritjes dhe lidhjes me njëri-tjetrin. Pikërisht kjo i bën përshtypje Tinës dhe ajo thotë që njerëzit që e frekuentojnë Bubble e zbukurojnë atë. “Sidomos kur ka neja, njerëzit përnime kcejnë edhe për shkak që jemi queer, kultura e qejfit osht’ ma e mira, e pakrahasueshme”.
Bubble padyshim ka ndikim të jashtëzakonshëm në fuqizimin e dylberave dhe në mobilizimin të komunitetit dhe aleatëve. Tash e dy vjet Prishtina e ka një vend që jehon lumturi, dashuri, pranim dhe fuqizim.
“Bubble ka ndiku shumë në jetën teme. Tash e kom nji vend që e di që nuk më toleron, po më mikpret. Në vende të tjera ‘queer-friendly’ në të kalumen, nuk jom ndi kaq e mikpritun. Tash muj me u ndi taman si n’shpi edhe rehat jo veç me veten, por edhe me krejt klientët.”
Ky vend në zemër të Prishtinë i ka fitu zemrat e qytetarëve të Kosovës e diasporës, por edhe të krejt turistëve që e vizitojnë.
“Ndër vite, Bubble është rrit. U rrit edhe numri i njerëzve që vijnë, bile edhe ata që ndoshta nuk kishin ardhë në Bubble para nji kohe. Po krejt e kanë pa përmes rrjeteve sociale ose përvojave t’shoqnisë, që Bubble osht’ vend për krejt edhe aty krejt janë të sigurtë edhe osht’ vend që veç energji të mirë të jep. E tepër gëzohna kur këta njerëz vijnë edhe e shohin sa të mirë jemi” tregoi Tina.
Andrra e krejt dylberave është realizu para dy viteve kur ma në fund e kemi pasë një vend tonin në kryeqytet. Por, kjo është veç nji andërr e madhe, në të cilën ka shumë vend për realizimin e andrrave ma të vogla.
“Andrra jem për Bubble osht’ me u rrit edhe njerëzit me ardhë sa ma shumë edhe me e shiju se ‘it’s a fucking gem’, është revolucion, është shpi” përfundoi Tina.
Ne sot, por edhe çdo ditë, i urojmë Bubble jetë të gjatë edhe shprehim mirënjohjen e përjetshme për kontributin e pashoq për dylberat.
Urime Bubble.