Java e Krenarisë 2024 po vjen
Java e Krenarisë Prishtina Pride 2024 do të na sjellë shumë ngjyra e shumë dashuri, andaj rezervoni datat 3-8 qershor për javën e dylberave.
Mes datave 3-8 qershor, përmes aktiviteteve të ndryshme, Prishtina Pride manifeston identitetin queer duke lobuar e avokuar për të drejtat LGBTIQ+, mirëqenien e dylberave dhe luftimin e homofobisë dhe bifobisë.
Prishtina Pride është festimi më protestues që mjet të protestës e ka vetëm dashninë: dashninë për vete, për të tjerët/at, për partnerin/ren/rëve/reve, ndaj familjarëve, shoqnisë, komunitetit, kolegëve etj.
Andaj, edhe këtë qershor, Prishtina do të zbukurohet me shumë aktivitete dhe pjesëmarrësë/se.
Qysh prej edicionit të kaluar e deri në ditët e sotme, shumë çështje në lidhje me personat LGBTIQ+ kanë qenë pjesë e diskutimit publik. Prandaj është e rëndësishme të luftojmë çdo formë të (pa)organizuar homofobike e transfobike dhe këtë mund të bëjmë vetëm të bashkuar.
Për më shumë informata në lidhje me detajet e organizimit dhe shumëçka tjetër, ju ftojmë t’i ndiqni faqet zyrtare të Prishtina Pride.