Tajlanda miraton projektligjin për martesat mes seksit të njëjtë
Tajlanda do të bëhet vendi i parë i Azisë Juglindore që njeh martesën mes seksit të njëjtë pasi politikanët miratuan projektligjin në Parlament.
Parlamenti votoi me shumicë dërrmuese në favor të projektligjit, me 400 vota pro dhe vetëm 10 kundër, në një lexim përfundimtar të mërkurën. Nëse projektligji hyn në fuqi, Tajlanda do të ishte vetëm vendi i tretë aziatik që legalizon martesat mes personave të të njëjtin seks.
Tash, projektligji kërkon miratim nga Senati i vendit dhe më në fund miratim nga mbreti, përpara se të bëhet ligj. Më shumë se një dekadë në përgatitje, legjislacioni mund të hyjë në fuqi brenda 120 ditëve pas miratimit mbretëror.
“Dua t’ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e historisë” tha Danuphorn Punnakanta, kryetar i komisionit parlamentar, para votimit. “Ne e bëmë këtë për të gjithë tajlandezët për të reduktuar pabarazinë në shoqëri dhe për të filluar themelet e barazisë.”
Legjislacioni do të ndryshonte referencat gjinore në ligjin e martesës nga “burrë”, “grua”, “bashkëshort” dhe “bashkëshorte”, pranë terma neutral gjinor. Ky legjislacion gjithashtu do t’u japë çifteve LGBTQ+ të drejta trashëgimie dhe birësimi të barabarta me ato të martesave heteroseksuale.
Ndërsa Tajlanda gëzon një reputacion mikpritës për komunitetin ndërkombëtar LGBTQ+, aktivistët kanë luftuar për dekada kundër qëndrimeve dhe vlerave konservatore.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2020 vendosi se ligji aktual martesor, i cili njeh vetëm çiftet heteroseksuale, ishte kushtetues. Por rekomandoi gjithashtu zgjerimin e legjislacionit për të siguruar të drejtat e personave LGBTQ+.
Në dhjetor, parlamenti miratoi leximet e para të katër projektligjeve të ndryshme për martesat mes personave të të njëjtit seks dhe e caktoi një komision për t’i konsoliduar ato në një draft të vetëm.
Në lajmin se projektligji ishte miratuar, një përfaqësues solli brenda një flamur të madh ylberi. Në të gjithë Azinë, vetëm Tajvani dhe Nepali njohin martesat e të njëjtit seks.
Artikulli u publikua në Aljazeera dhe u përkthye nga Dylberizm.