I ka 100 mijë t’zeza po prapë e du
Jom nji djalë që qysh n’moshë të re kam ndjenja për meshkuj, prej që m’ka prek nji shok në bazen.
Pas asaj që ndjeva, hyra lexova shumë në internet, pse m’ndodhi kjo? Në internet gjeta disa chate për të kontaktuar me meshkuj në këtë drejtim. Pasi e gjeta një djalë, kam shkrujtë afër 8 muaj me të përderisa ai jetonte në Gjermani. Menxi e binda vetën me dalë me u taku me to, në atë kohë ai ishte 55 vjeçar. U takuam dhe jemi konë në lidhje për dy vjet e gjysë.
Por ai gjithmonë kishte justifikime andaj vendosa me e përcjellë. Pasi e përcjella nuk i besoja syve çka kam pa. Ai takohej me nja, dy ose tre meshkuj n’ditë dhe sa herë vinte në Kosovë i thoja shko bone testin e HIV-it.
Herën e fundit nuk deshti me ma tregu rezultatin, por unë e kisha nën përgjime ton kohën edhe e morra vesh që ka dal pozitiv. Qaty s’mujta me duru mo. I tregova të gjitha edhe që e kam nën përgjim, e ja mshela telefonin. Pas pak m’thirr gruja e tij dhe m’thotë “E di ju çka boni por të lutem rrini bashkë”. Unë i tregova që ai është HIV pozitiv, e ajo meniherë nisi me dyshu që e ka edhe ajo, edhe tha “u kta Zoti ma vraftë”.
Në atë kohë edhe unë isha i martuar dhe dojsha me rujtë familjen tem dhe nga ajo kohë e kom taku edhe një herë për me i kërku falje. Por e di që prapë më mungon.