Tu e lexu qitash
Mos e harxho kohën me njerëzit e gabum

Mos e harxho kohën me njerëzit e gabum

Unë jom ni djalë i Prishtinës. Prej që jom konë fmi e kom vrejtë vetën ndryshe prej djemve tjerë, e n’Kosovë nëse je ndryshe t’bullizojnë. Jom rritë me bullizëm, jo veç prej moshatarëve po edhe prej stafit t’shkollës edhe prej prindërve të qatyne fmive.Tu mendu që drejtoria mundet me m’ndimu n’qit aspekt, ju kom drejtu atyne, po sen nuk ka ndryshu. U msova me jetu me qit bullizëm. 

Gjithçka ndrroj n’shkollë t’mesme kur ja nisa me pas ndjenja për ni djalë t’klasës, po s’kom guxu me i thonë se e kom ditë qe o straight.Kur mbetshim veç na dy, he flirted with me edhe pse ka pas femër, po e pata anashkalu qit send se s’dojsha me prish punë mes atyne dyve edhe ju pata largu. Mas ni kohe, e takova ni djalë edhe kem fol për do kohë. Për ni herë m’ka ghost pa arsye edhe m’ka bo mu ni si mut edhe kom thonë ma kurrë s’kom me pas najsen me najkon e sidomos jo me djem.

 
Jeta m’suprizoj mas ni viti. U njoftova me ni djalë dy vjet ma t’madh se unë edhe kem fol për gjashtë muj. Prej ditës t’parë m’ka pelqy edhe i kom kallxu kshtu m’ka “ngreh zhag” se as nuk m’thojke “JO nuk po du me pas diçka me ty’’, as “PO du me pas diçka me ty”. Vjen ni moment që e hup “ekuilibrin” e jetës edhe nuk e din çka po t’ndodhë ma. Erdh momenti që me qitë ata para dy zgjedhjve, ose kallxom a ndjen najsen për mu a veç po fol me mu sa me kalu kohë?! M’ka thonë “po m’pëlqen”, po kom nevojë për pak kohë edhe okay e kuptova edhe vazhdova me jetën teme. Mas ton asaj kohe që e kom kalu me to, u bo ni njeri i pa njofshëm për mu. U distancu prej meje tepër. Mas do kohe e kuptova që ka fol me mu veç sa me kalu kohë edhe nuk i kom bo presion kurrë, n’asni aspekt, po qitash po e vrej që ma ka hup kohën edhe pse nuk jom pishman që kom fol me to (për dy djem domethonë) po t’paktën me kallxu me kohë që as mos me mi lëndu mu ndjenjat e as me ma hupë kohën. Koha ma nuk kthehet, e veç duhet me vazhdu me ec përpara e mos me i jep ma kohë edhe dashni njerzve që nuk e vlersojnë.

P.S Kush e lexon qita ju kisha thonë që nëse e vren që s’po e gjen vetën te ni person, kallxoi n’qat moment, mos ja harxho vetes edhe qatij personit kohën, se tu e harxhu kohën me ni person që nuk ndjen sen, mundesh me hup mundësinë me gjetë your soulmate!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top