Pse 34% e të rinjve amerikanë queer nuk kanë pritshmëri që do të jetojnë deri në moshën 35 vjeçare
Paralajmërim: Ky artikull diskuton për vetë lëndimin, mendime vetëvrasëse, tentim vetëvrasje dhe depresion, andaj përmbajtja mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues/e.
Vitet e fundit, është dokumentuar shumë mbi gjendjen e shëndetit mendor tek të rinjtë LGBTQ+. Nga shkallët e larta për tentim vetëvrasjeje deri tek shqetësimet për valën e fundit të legjislacionit anti-LGBTQ+ në shtetet anembanë Amerikës, tani është një kohë veçanërisht e vështirë për shëndetin mendor dhe mirëqenien e të rinjve queer dhe trans në Shtetet e Bashkuara.
Organizata jofitimprurëse The Trevor Project publikoi një anketë të re që kontribuon më tej në të kuptuarit tonë të gjendjes së shëndetit mendor të të rinjve, duke hedhur një vështrim në perceptimet që të rinjtë LGBTQ+ kanë për jetëgjatësinë dhe qëllimet e tyre të jetës.
Të dhënat e hulumtimit janë nxjerrë nga Anketa Kombëtare e SHBA-ve e vitit 2023 mbi shëndetin mendor të të rinjve LGBTQ+. The Trevor Project ka intervistuar 28,524 të rinj dylbera nga 13 deri në 24 vjeç me anë të reklamave të përqëndruar në rrjetet sociale.
Duke u dalluar në mes të gjetjeve, 64% e të anketuarve raportuan se kishin më shumë gjasa të mos jetonin deri në moshën 35 vjeç. Ata që besonin se shanset e tyre për të jetuar deri në atë moshë ishin të ulëta rreth 34%.
Hulumtimi ofron një pasqyrim se si shëndeti mendor i të rinjve dhe reagimet ndaj stresit që ata mund të kenë, mund të ndikojnë në perceptimin e tyre për veten dhe ndjenjën se ku përshtaten në botë. Ekspertët thonë se ata ofrojnë gjithashtu rrugëtime për mënyrat në të cilat të rriturit, kujdestarët dhe aleatët në jetën e këtyre të rinjve mund t’i mbështesin më së miri.
Si e perceptojnë popullatat e ndryshme jetëgjatësinë
Duke zmadhuar këto gjetje të linjës kryesore, ky hulumtim jep perspektivë se si grupet individuale brenda ombrellës më të gjerë të të rinjve LGBTQ+ e perceptojnë jetëgjatësinë e tyre të mundshme dhe qëllimet e jetës.
The Trevor Project zbuloi se 59% e individëve më të rinj (ata nga mosha 13 deri në 17 vjeç) besonin se kishin një gjasë të lartë për të jetuar deri në moshën 35 vjeç, krahasuar me 73% të moshatarëve të tyre më të vjetër (18 deri në 24 vjeç).
Ata që u identifikuan si biseksual, panseksual ose queer raportuan një gjasë prej 63% për të jetuar deri në moshën 35, që ishte më e ulët në krahasim me të rinjtë lezbike ose gej, që ishte 68%.
Në mënyrë të ngjashme, dallimet në jetëgjatësinë e perceptuar deri në 35 vjeç ekzistonin në mes të rinjve me ngjyrë – 59% – dhe bashkëmoshatarëve të tyre të bardhë në 69%.
Kur u pyet për të kontekstualizuar këto dallime në mes të grupeve, Steven Hobaica, Ph.D., shkencëtar hulumtues në The Trevor Project, tha se është e rëndësishme të theksohet se të rinjtë LGBTQ+ që ishin në mosha më të reja, ishin biseksualët, transgjinorët dhe njerëz me ngjyrë që parashikuan se do të kishin jetëgjatësi më të shkurtër se moshatarët e tyre.
“Kjo ka të ngjarë për shkak të niveleve të rritura të stresit dhe të pasurit më shumë përvoja negative në krahasim me moshatarët e tyre, të cilat me kalimin e kohës mund të çojnë në akumulimin e stresit të pakicave dhe shqetësimeve të shëndetit mendor,” shpjegoi Hobaica. “Për shembull, hulumtimi ka identifikuar vazhdimisht se identitete specifike, si të rinjtë transgjinorë dhe jobinarë, të rinjtë biseksualë dhe ata që kanë identitete të shumta të margjinalizuara, raportojnë shkalla më të larta të ngjarjeve stresuese të jetës dhe problemeve të shëndetit mendor sesa moshatarët e tyre, gjë që mund të ndihmojë në shpjegimin e këtyre gjetjeve.”
Hulumtimi tregoi se ata të rinj që parashikuan se kishin një shans më të ulët për të jetuar deri në moshën 35 vjeç gjithashtu raportuan shkallë të larta të ankthit (82%) dhe depresionit (77%). Kjo është në kontrast me të rinjtë që parashikuan një shans më të lartë për të jetuar deri në 35 vjeç, 58% dhe 40% respektivisht.
Në mënyrë të ngjashme, ata që parashikuan shanse më të ulëta për të jetuar deri në 35 vjeç, raportuan shkallë më të larta të vetë-lëndimit në vitin e kaluar (77%), ideve apo mendimeve për vetëvrasje (69%) dhe tentativave për vetëvrasje (28%).
Këto shifra qëndronin në 41%, 24% dhe 6%, respektivisht, për ata që perceptonin një shans më të lartë për të goditur atë shënues të mesit të viteve ’30.
The Trevor Project raporton se shkalla e tentativave për vetëvrasje në vitin e kaluar u pakësua së bashku me rritjen e sigurisë së perceptuar të të rinjve për të jetuar deri në 35 vjeç.
Kur u pyet se çfarë ishte më e vërejëshme në lidhje me rezultatet e kësaj ankete, Hobaica tha se ishte më i befasuar “nga sa e lidhur ngushtë ishte jetëgjatësia e perceptuar dhe qëllimi i jetës me një përpjekje për vetëvrasje të vitit të kaluar”.
“Edhe më shumë se më parë, unë e njoh rëndësinë e përfshirjes së pyetjeve mbi këto aspekte të përvojës së një të riu gjatë vlerësimit të një tentativë vetëvrasjeje në të kaluarën ose në të ardhmen dhe inkurajoj studiues të tjerë dhe profesionistë shëndetësorë që ta bëjnë këtë,” shtoi Hobaica.
Nevoja për ndërhyrje specifike për komunitetin
Chase Anderson, MD, MS, asistent i Psikiatrisë Klinike në departamentin e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe drejtori i Programit ‘’Programi për të rinjtë e diskriminuar që ju përkasin pakicave’’ në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF), shtoi se ky hulumtim kontribuon për të kuptuarit tonë të vazhdueshëm të “çfarë do të thotë për dikë të jetë një i ri queer në botën e sotme” – veçanërisht në SHBA në një “kohë kur të drejtat e dylberave janë nën sulm”.
“Ne po shohim efektet e drejtpërdrejta të ligjeve anti-trans që po miratohen në të gjithë vendin, si dhe pavlefshmërinë e vazhdueshme të dikujt që ekziston si vetja e tyre e plotë LGBTQ+ në Amerikë, me përkeqësim të shkallës së ankthit, depresionit, përdorimit të substancave, mendimeve për vetëvrasje dhe përpjekjeve për vetëvrasje mes të rinjve LGBTQ+ krahasuar me të rinjtë heteroseksualë,” tha Anderson, i cili nuk është i përfshirë në këtë hulumtim.
Anderson tha për Healthline se të rinjtë LGBTQ+ kanë nevojë për hapësira dhe ndërhyrje që janë të dizajnuara për ta dhe nevojat e tyre specifike. Në shumë raste, ndërhyrjet e shëndetit mendor të drejtuara ndaj të rinjve si dicka e përgjithshme anashkalojnë dhe mund t’i bëjnë të padukshme shqetësimet specifike të të rinjve LGBTQ+.
Këta të rinj mund të përballen me strese të pakicave (stres ky që është i shfaqur tek pakicat për shkak të paragjykimeve dhe stigmatizimeve) që janë krejtësisht të ndryshëm nga ato që mund të ndikojnë tek një moshatar heteroseksual ose cisgjinor. Kjo mund të komplikojë më tej rezultatet negative të shëndetit mendor.
“Trajtimi si zakonisht” nuk po rezulton ndonjë efekt për këta të rinj dhe ne kemi nevojë për trajtime të përshtatura për aspektet e tyre të identitetit që poashtu gërshetohen në ideale të bazuara në pikat e forta” shtoi Anderson. “Si e shohim personin që po ndihmojmë dhe si po i lëmë të jenë vetvetja e plotë?” është një pyetje që duhet mbajtur parasysh ndërsa bëjmë ndërhyrje.”
Hobaica u bëri jehonë këtyre mendimeve, duke shpjeguar se gjetjet e tërheqin perden mrapa në fushat e përmirësimit në adresimin e ndërhyrjeve të shëndetit mendor të të rinjve queer+ në nivele individuale dhe sistematike. Ai tha se hulumtimet si ky duhet të forcojnë nevojën për terapitë individuale që pranojnë personat LGBTQ+ dhe ndryshimet e politikave për të adresuar dështimet sistematike në mënyrën se si ne i qasemi shëndetit mendor për të rinjtë LGBTQ+.
Në një shembull se si qasjet specifike në komunitet mund të kenë një ndikim pozitiv, Anderson vuri në dukje një studim të vitit 2017, i cili tregoi se politikat që mbështesin martesën e të njëjtit seks çuan në një reduktim të tentativave për vetëvrasje.
“Thjesht duke parë se identiteti i dikujt ishte pranuar, edhe nëse të rinjtë LGBTQ+ nuk mund të martoheshin në atë kohë, qoi në përmirësimin e shëndetit mendor,” shtoi Anderson.
Një vështrim se si të rinjtë LGBTQ+ e shohin ‘qëllimin e tyre jetësor’
Hulumtimi përmban gjithashtu një vështrim se si këta të rinj të anketuar shohin qëllimin e tyre në jetë dhe se si ai lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e tyre mendor.
“Ne gjithashtu zbuluam se qëllimi i jetës lidhej me jetëgjatësinë e përceptuar, që do të thotë se përmirësimi i ndjenjës së qëllimit të jetës mund të jetë vendimtar në kufizimin e një tentative vetëvrasjeje në të ardhmen për të rinjtë LGBTQ+,” tha Hobaica.
Hulumtimi i The Trevor Project tregoi se të rinjtë LGBTQ+ vetë-raportuan shkallë të ulëta të “qëllimit të jetës” në fusha që përfshinin “ndjenjën e të pasurit qëllim të mjaftueshëm në jetë, gjetjen e aktiviteteve jetësore me vlerë, besimin se aktivitetet e tyre janë të rëndësishme, vlerësimin e aktiviteteve të tyre të jetës, kujdesin për aktivitetet e tyre, dhe të kesh shumë arsye për të jetuar.”
Rezultatet tregojnë se vetëm 25% e këtyre të rinjve thanë se “kishte qëllim të mjaftueshëm në jetën e tyre”, ndërsa 30% raportuan se ajo që ata bëjnë në jetën e tyre “ndjehet e rëndësishme”.
Për më tepër, 47% raportuan se kujdeseshin për gjërat që bëjnë në jetën e tyre të përditshme, ndërsa 30% thanë se aktivitetet në jetën e tyre ia vlenin.
Hulumtimi tregoi gjithashtu se 54% thanë se i vlerësonin aktivitetet e tyre të jetës dhe 44% raportuan se “kishin shumë arsye për të jetuar”, ndër gjetjet e tjera.
E gjithë kjo ndikon konkretisht në gjendjen e shëndetit mendor të një të riu dylber.
Rreth 20% që thanë se nuk kishin “shumë arsye për të jetuar” raportuan një tentativë vetëvrasjeje në vitin e kaluar, krahasuar me vetëm 5% të atyre që thanë se kishin “shumë arsye për të jetuar”.
Rreth 16% e të anketuarve që raportuan se nuk kishin “qëllim të mjaftueshëm në jetën e tyre” thanë gjithashtu se kishin një tentativë vetëvrasjeje vitin e kaluar. Ngjashëm me gjetjet e tjera, 5% e atyre që raportuan se kishin qëllim të mjaftueshëm në jetën e tyre të përditshme gjithashtu raportuan një tentativë vetëvrasjeje vitin e kaluar.
Gjithashtu, në rezultatet e hulumtimit, 63% e atyre që u shprehën se nuk kishin “asnjë shembull të qëllimit të jetës” thanë se gjithashtu nuk kishin “pothuajse asnjë shans” për të arritur moshën 35 vjeç.
“Të rriturit që përballen me të rinjtë duhet të marrin në konsideratë metodat për përmirësim të qëllimit të jetës tek të rinjtë LGBTQ+ të cilëve u shërbejnë. Kjo mund të arrihet përmes bisedave eksploruese dhe mbështetëse rreth qëllimit të jetës, si dhe duke ofruar qasje në aktivitete shpërblyese që përputhen me interesat e tyre dhe ndjenjën e qëllimit, “tha Hobaica. “Mund të jetë gjithashtu e nevojshme të ndihmohen këta të rinj që të kenë qasje në terapinë e afirmimit të LGBTQ+, ku ata mund të eksplorojnë qëllimin e tyre të jetës në thellësi dhe me shpresë të përjetojnë ndryshime pozitive.”
Duke trajtuar ndjenjën negative të të rinjve për qëllimin e tyre në jetë, Anderson tha se gjëja më konkrete për të bërë është të pyesësh: “Pse?”
“Pse thatë se keni pasur shkallë të ulët të qëllimit të jetës?” Kjo pyetje mund të hapë rrugë të ndryshme diskutimi ku të rinjtë ndihen të parë, sepse këta fëmijë më së shpeshti kanë menduar dhe e dinë saktësisht pse nuk ndihen sikur ata kanë një qëllim të jetës ose kanë një shkallë të ulët të qëllimit të jetës” shtoi Anderson. “Nga atje, ato çështje mund të zbërthehen për të krijuar zgjidhje që do të ndihmojnë të rinjtë LGBTQ+ të ndiejnë një ndjenjë qëllimi dhe dega gjithashtu do të ofrojë mënyra për të rriturit për t’i mbështetur ata.”
Anderson shpjegoi se gjithçka shkon prapa në shqyrtimin e teorisë së stresit të pakicave. Një nga pjesët kryesore që ndikon në stresin e pakicës që një person mund të ndiejë është nëse ai ka një ndjenjë “krenarie apo krenarie identiteti”.
“Për disa, do të thotë të jesh në gjendje të shprehësh identitetin gjinor dhe shprehjen gjinore në mënyrë të hapur, të kesh miq që pranojnë identitetin e dikujt LGBTQ+, madje edhe të ndihesh i kujdesur dhe i mbështetur në përgjithësi, mund të çojë në një ndjenjë të shtuar të vetvetes, duke çuar në ndjenja më të mëdha krenarisë”, tha Anderson.
Nëse, si shoqëri, ne mbështesim më mirë të rinjtë LGBTQ+ që ndihen të pranuar dhe të parë, Anderson pohoi se ne mund t’i ndihmojmë këta individë të ndihen më krenarë për identitetin e tyre. Në thelb, kjo mund të ketë një efekt domino pozitiv në shëndetin e tyre mendor dhe të përgjithshëm.
“Personalisht, si një person me ngjyrë, queer që jeton me histori të dy tentim vetëvrasjesh që kur isha më i ri, ndjenja e krenarisë për shkak të mbështetjes nga miqtë dhe familja ime është një nga arsyet që unë jam gjallë sot dhe pse depresioni im ka kaluar. ”, tha Anderson.
Si mund të ndihmojnë kujdestarët, të rriturit dhe aleatët të rinjtë LGBTQ+
Si Hobaica ashtu edhe Anderson thanë se anketat si kjo mund të të hapin rrugë për të rriturit, kujdestarët dhe aleatët në jetën e këtyre të rinjve për të ofruar më shumë mbështetje dhe inkurajim.
Anderson tha se kjo përfshin ofrimin e hapësirave të sigurta ku ata mund të dëgjojnë shqetësimet e një të riu LGBTQ+ që mund të jetë duke jetuar me probleme të shëndetit mendor.
Kjo përfshin të mos fajësojmë një të ri për diskriminimin që mund të përjetojë dhe largimin e turpit nga biseda nëse janë në proces të hulumtimit mbi të seksualitetit, identitetit gjinor, shprehjes gjinore ose ndjenjës së tyre personale, të brendshme për veten.
Aleatët, kujdestarët dhe mentorët e rritur në jetën e këtyre të rinjve gjithashtu duhet të bëjnë punën e edukimit të tyre rreth temave LGBTQ+.
“Ne inkurajojmë të gjithë të rriturit që përballen me të rinjtë të marrin në konsideratë mënyra për të mbështetur dhe pranuar të rinjtë LGBTQ+, si dhe për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e qëllimit të tyre të jetës, me shpresën për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor dhe perceptimin për jetëgjatësinë që kanë. Kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme, të tilla si pranimi i identitetit të tyre, edukimi i vetes për komunitetin LGBTQ+, të qenit avokues për ndryshimin e politikave dhe sigurimin e qasjes në kujdesin shëndetësor të nevojshëm. Ne gjithashtu inkurajojmë të rriturit që punojnë me të rinjtë që të kenë biseda kuptimplota me të rinjtë LGBTQ+ rreth qëllimit të tyre të jetës dhe jetëgjatësisë së perceptuar për të ndihmuar në zbulimin e mënyrave për të përmirësuar këto aspekte të jetës së tyre, “shtoi Hobaica.
Duke ecur përpara me këtë hulumtim, Hobaica tha se The Trevor Project do të vazhdojë të hulumtojë këto marrëdhënie në mes të perceptimeve të jetëgjatësisë, qëllimit të jetës dhe shëndetit mendor.
“Përfundimisht, hulumtimi që eksploron shkakshmërinë midis këtyre variablave do të ishte veçanërisht i dobishëm në mënyrë që të mund të bëhen rekomandime më të synuara për të përmirësuar jetëgjatësinë e perceptuar dhe qëllimin e jetës së të rinjve LGBTQ+,” shtoi ai.
Artikulli u publikua në Healthline dhe u përkthye nga Dylberizm.