E hutuar seksualisht
F-25 vjeçe
Dashta me ju shkrujt, me ju tregu që ju përcjelli shumë, edhe dashta me i nda me ju disa nga eksperiencat e mija. Unë crushin tem t’parë edhe personin e parë me të cilin kam qenë në lidhje ka qenë djalë, edhe kemi qenë në lidhje për 3 vjet e gjysë. Nji ditë, papritur e kom vrejtë që kam ndje simpati ndaj shoqes së tij që vijke shpesh prej Suedisë, bile e kam vrejtë që edhe ajo m’kqyrke edhe m’ka dërgu kërkesë në Facebook. Qishtu kemi fol e ja nisëm me fol pak ma naughty, as vet se di se qysh e kam fillu lidhjen me to. Ajo po vazhdon me m’shkrujtë që kishe me ma gjetë naj djalë, që veç me mi bo letrat për në Suedi. Javën e kalume nji djalë që e kam pa që është në listën e shokëve të saj në Facebook m’ka shkrujtë edhe mi ka dërgu disa postime të saj homofobike edhe disa foto të saj që i ka bo para 1 muji me 2 djem.
S’po di çka me bo, jam shumë e hutune.