Piktura madhështore e pionierit queer rikthehet në Monte Verità
Pas një restaurimi të gjatë të kompleksit muzeor Monte Verità afër Ascona, në jug të Zvicrës, vizitorët mund të admirojnë edhe një herë pikturën rrethore 26 metra Il Chiaro Mondo dei Beati [Bota e qartë e të bekuarve] nga artisti estonez e pionieri dylber Elisàr von Kupffer (1872-1932).
Poliptiku (pikturë ose gdhendje që ka katër ose më shumë panele) përshkruan 84 figura nudo mashkullore që pushojnë në pamje idilike. Është prodhuar në mes të viteve 1920-1939 nga Elisàr von Kupffer, një piktor, poet, historian dhe dramaturg nga Talini, Estoni, i cili gjatë dekadave është bërë një ikonë e dylberave. Kupffer u rizbulua nga historiani dhe kuratori legjendar i artit Harald Szeemann në fund të viteve 1970 dhe është renovuar disa herë. Ndërsa sot, ndodhet në pavionin Elisarion në Monte Verità.
Kodra e gjelbëruar në Zvicrën italisht-folëse ka pasur gjithmonë një fuqi tërheqëse unike. Në fillim të shekullit të 20-të u bë e njohur si një koloni alternative vegjetariane, duke tërhequr artistë, anarkistë dhe intelektualë nga e gjithë Evropa. Një qendër e vogël arti u ndërtua në kodrën Ascona në fillim të viteve 1920; që më vonë u bë hotel dhe qendër seminaresh. Sot, Monte Verità është një qendër moderne kongresi dhe kulturore e shtrirë në shtatë hektarë, e drejtuar nga një fondacion me të njëjtin emër.
Parajsa e dylberave
Poliptiku rrethor 26 metra i gjatë i Von Kupffer përbëhet nga 16 kanvase. Që paraqet idealin e artistit për një parajsë të dylberave, me 84 pamje nudo të burrave që pushojnë në peizazhe idilike. Përfshihen akullnajat, vijat bregdetare, livadhe të mbuluara me lule dhe liqene malore. Figurat njerëzore shfaqen në 33 skena të ndryshme, të cilat autori i përshkruan në vargje.
“Është një punë e përjetshme. Është unike. Nuk ka asgjë të tillë”, thotë historiani i artit David Streiff, ish-kreu i Zyrës Federale të Kulturës dhe që mbikëqyri restaurimin e fundit.
Von Kupffer themeloi lëvizjen filozofiko-fetare “Klarismus” (Qartësia), një lëvizje e e orientuar drejt emancipimit social dhe seksual, së bashku me filozofin dhe shkrimtarin gjerman Eduard von Mayer (1873-1960). Këta dy burra u takuan në 1891 dhe u bënë partnerë të përjetshëm nga viti 1897. Klarismus (Qartësia), si teozofia* e Helena Blavatsky ose antropozofia* e Rudolf Steiner, ishte një lëvizje e krijuar si një reagim ndaj pozitivizmit dhe botëkuptimeve shkencore, si dhe ndaj ideve morale mbizotëruese të kohës.
“Një ikonografi shumë interesante doli nga kjo lëvizje, e cila të çon nga errësira në dritë dhe merr shumë aspekte të historisë së artit evropian, përfshirë ato fetare, për të krijuar diçka të jashtëzakonshme,” thotë Streiff.
Përhapja e ’’Qartësisë’’ në mbarë botën
Pasi udhëtuan nëpër Evropë, çifti mbërriti në kantonin Ticino në vitin 1915. Plani i tyre ishte të përhapnin idetë e tyre nga distrikti i Lokarnos, Minusio, ku jetonin, në pjesën tjetër të botës. “Në atë kohë, ai dhe partneri i tij po përpiqeshin të jetonin në Ticino si një çift kreativ dylberësh. Kjo ishte mjaft e jashtëzakonshme në një kanton katolik,” thotë Streiff. Elisàr von Kupffer ishte një nga pionierët e lëvizjes LGBTQ+, shton ai
Në vitin 1925, von Kupffer dhe von Mayer ndërtuan Sanctuarium Artis Elisarion në Minusio për të vendosur pikturën rrethore. U instalua në një aneks në fund të një shtegu që synonte të çonte vizitorët nga “Bota Kaotike” në “Botën e Kthyer”.
Pas vdekjes së tyre, piktura – së bashku me shenjtëroren – iu dhuruan bashkisë së Minusio. Poliptiku u hoq nga vendndodhja e tij origjinale në 1977 për një renovim dhe më vonë u rizbulua nga Szeemann.
Ai e përfshiu atë në ekspozitën e tij udhëtuese “Monte Verità – gjokset e së vërtetës” kushtuar historisë së komunitetit unik nga rajoni. Pas ekspozitës së tij – e cila u shfaq në Cyrih, Berlin, Vjenë dhe Mynih – u gjet një vend i përhershëm për pikturën në Casa Anatta në Ascona. Ai kishte ndërtuar një pavijon prej druri për të vendosur pikturën, por mbeti jo e qasshme për vite me radhë.
“Kur Szeemann vdiq në 2005, ishte e qartë për mua se tani u takonte të tjerëve të kujdeseshin për trashëgiminë e Elisarion [pseudonimi i von Kupffer]”, thotë Streiff.
Restaurim i gjerë
Piktura, e cila mbikëqyret nga zyra e trashëgimisë kulturore të kantonit Ticino, që atëherë është restauruar. Puna u financua nga Fondacioni Monte Verità dhe Shoqata Pro Elisarion, e themeluar në vitin 2008 për të ruajtur veprat e Elisàr von Kupffer dhe Eduard von Mayer.
“Rivendosja e pikturës nuk ishte e lehtë sepse materiali së bashku me kanvaset ishin shumë të dëmtuara.. Një pjesë e vogël e pikturës mungonte plotësisht dhe duhej të ribëhej”, shpjegon Christian Marty, i cili ishte përgjegjës për restaurimin me partneren e tij Petra Helm.
Të dy janë specialistë të njohur ndërkombëtarisht në restaurimin e pikturës së peizazhit. Në Zvicër ata janë të njohur për rikthimin në jetë të lidhjes Bourbaki PanoramaExternal, e ekspozuar në Lucern. Piktura rrethore 112 metra e Edouard Castres portretizon internimin e 87,000 ushtarëve francezë që ikën në Zvicër gjatë dimrit të vitit 1871.
Por nuk është vetëm piktura e von Kupffer që është restauruar. I gjithë pavioni ku strehon veprën është renovuar dhe janë vendosur panele të reja për vizitorët. Vizitorët mund të shohin gjithashtu një film për von Kupffer dhe disa nga pikturat e tij të tjera janë gjithashtu të shfaqura.
Në atë kohë, piktura e tij ishte në një gjendje të keqe. Streiff ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për projektin dhe ka gjetur mbështetje të madhe nga komuniteti i dylberëve në Zvicër, pjesë e të cilit është edhe ai vetë.
*Teofizia është degë e besimit se njohja dhe afrimi me Zotin mund të arrihet përmes bindjeve shpirtërore, intuitës direkte dhe marëdhënieve idividuale të veçanta.
*Antropozofia është term që përshkruan diturinë e njeriut.
Artikulli u publikua në Swiss info dhe u përkthye nga Dylberizm.