“Meta duhet të bëj më shumë për të mbrojtur përdoruesit LGBTQ+ në internet” thotë Human Rights Watch
Human Rights Watch ka nisur një fushatë të re që i bën thirrje Meta-s të bëjë më shumë për të mbrojtur përdoruesit LGBTQ+ nga abuzimi në internet.
Fushata #SecureOurSocials kërkon që Meta të veprojë si një lider global dhe të bëjë “çdo gjë në fuqinë e tyre” për sigurinë e komunitetit LGBTQ+.
Vitin e kaluar, hulumtimi i kryer nga GLAAD zbuloi se të gjitha platformat kryesore të rrejteve sociale po dështojnë në mbrojtjen e personave LGBTQ+. “Meta në mënyrë aktive dhe të qëllimshme mijëra herë në ditë vendosin për të interpretuar një material të tillë si të lejueshëm”, thuhet në hulumtimin e GLAAD.
Tani, Human Rights Watch po i bën thirrje kompanisë më të madhe në botë të rrjeteve sociale që të nisë këtë proces dhe të tregojë njëfarë përgjegjësie.
Bazuar në hulumtimin e një numri organizatash për të drejtat e njeriut – veçanërisht raportin e Human Rights Watch për vitin 2024 “-” Targetimi dixhital dhe pasojat e tij në internet për personat LGBTQ+ në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut” – fushata përcaktoi se targetimi dixhital i personave LGBTQ+ në rrjetet sociale kishte “pasoja të gjera në terren”.
Organizata zbuloi se forcat e sigurisë në Egjipt, Irak, Jordani, Liban dhe Tunizi kishin përdorur platforma sociale si Facebook dhe Instagram për të mbledhur prova për të kapur dhe ndjekur penalisht personat LGBTQ+.
Individët LGBTQ+ të intervistuar nga Human Rights Watch raportuan se ishin ngacmuar, keqtrajtuar, abuzuar dhe informatat e tyre personale dhe se si identifikohen janë publikuar pa lejen e tyre në platforma si Facebook dhe Instagram.
Shumë raportuan se humbën punën e tyre, iu nënshtruan dhunës në familje, u duhej të ndryshonin vendbanimin apo edhe të largoheshin nga vendi, dhe se kishin përjetuar probleme ekstreme të shëndetit mendor si rezultat i shënjestrimit për abuzime e ngacmime në internet..
Fushata e organizatës #SaveOurSocials synon të inkurajojë Meta që të jetë më e përgjegjshme për përdoruesit dhe më transparente duke publikuar të dhëna për sigurinë e përdoruesve.
Teksa, politikat dhe kushtet e përdorimit të Metës për të ndaluar shumë forma të abuzimit në internet, Human Rights Watch thotë që kompania shpesh dështon.
Organizata vëren se Facebook dhe Instagram shpesh lejojnë që përmbajtjet që synojnë drejtpërdrejt njerëzit LGBTQ+ të qëndrojnë në Facebook dhe Instagram, pavarësisht se shkelin politikat e kompanisë, mirëpo shpesh mbyllin f llogaritë që dokumentojnë abuzimet e të drejtave të njeriut ose shprehin mbështetjen e Palestinës.
Duke komentuar nisjen e fushatës, zëvendësdrejtorja e të drejtave të personave LGBTQ+ në Human Rights Watch, Rasha Younes, tha: “Si kompania më e madhe e mediave sociale në botë, Meta duhet të jetë një lider global në të bërit rrejtet sociale të sigurta për të gjithë.
“Kur personat LGBTQ+, të cilët tashmë përballen me pasiguri në terren, përdorin Facebook dhe Instagram për lidhje dhe organizime, ata meritojnë sigurinë se Meta po bën gjithçka që ka në fuqi për të garantuar sigurinë e tyre.”
Younes shtoi: “Meta ka investuar më pak në sigurinë e përdoruesve dhe ka nënvlerësuar rolin që platformat e saj luajnë në lehtësimin e abuzimeve ndaj personave LGBT në rajon.
“Meta duhet të jetë gjithmonë përgjegjëse për sigurinë e përdoruesve në platformat e saj, por veçanërisht kur mund t’i mbrojë ata nga dëmtimet skandaloze.”
Artikulli u publikua në The Pink News dhe u përkthye nga Dylberizm