Tu e lexu qitash
Miss Kosovo – Astrit Ismaili

Miss Kosovo – Astrit Ismaili

“Miss Kosovo” nga Astrit Ismaili dhe reperja e famshme amerikane Mykki Blanco po cilësohet si një ndër “10 këngët që duhet t’i dëgjoni tani!” nga Paper Magazine. 

Ky epitet është “alter-ego” e Astritit dhe vjen si figurë imagjinare e frymëzuar nga përpjekjet e Kosovës për t’u shpallur shtet i pavarur. Me një tekst të veçantë që përfaqëson fuqinë e transfor

Kënga “Miss Kosovo” reflekton përvojën e Astriti dhe fuqinë për t’u rritur, për të lulëzuar, pavarësisht mjediseve të vështira dhe kontekstit. Albumi “The First Flower”, i cili planifikohet të publikohet më 23 shkurt, është shkruar nga perspektiva e lules së parë të gjelbër në Tokë, e cila po përjeton një tranzicion fizik dhe shpirtëror teksa manifeston ndërveprime seksuale.


Në një intervistë për Paper Magazine, Astriti shpjegon se Miss Kosovo është një figurë e fuqishme dhe e orientuar nga stili e moda, e cila e përdor femininitetin dhe të qenit queer si fuqi për të rimarrë hapësirën e saj në botë përmes akteve politike dhe atyre të bukura. Kjo figurë, sipas Astritit, është një luftëtarë dhe transformuese e fushëbetejeva dhe pyetjeve socio-politike në pasarela artistike të një kombimini të elementeve imagjinative, personale dhe historike. 

Mes luftës dhe identiteve gjinore, Astriti e publikoi këngën e parë të albumit “The First Flower”. Ndër të tjera, teksti i shkruar nga Astriti dhe Mykki Blanco, rreket të lëshojë dritë mbi fuqinë e transformimit dhe lidhjes mes luftës dhe identiteteve gjinore. 

Astriti është një artist/e performues/e queer nga Prishtina që jeton dhe punon në Amsterdam. Astriti identifikohet si person jo-binar queer, identitet ky që sipas tyre reziston dhe sfidon sistemin patriarkal dhe normat tradicionale shoqërore. 

Astriti thotë se “Queer është term që i refuzon përkufizimet absolute dhe e lejon një tranzicion fluid të vazhdueshëm politik e fizik, individual e shoqëror. Queer nuk është vetëm identiteti gjinor; ‘queerness (dylberizm)’ është pikëpamje politike dhe mjet për ndryshim që shpartallon sisteme prej cilave përfitojnë vetëm të priviligjuarit. E të qenurit queer gjithashtu nënkupton edhe përdorimin e trupit në çdo hapësirë e ambient për t’i ndryshuar politikat e institucioneve dhe normat shoqërore dhe është aktivizëm i përditshëm.” 

“Unë nuk identifikohem as si burrë e as si grua; besoj se ka më shumë se këto identitete binare. Preferoj ‘they/them’ (shqip: ata/o) si përemër, por në gjuhën shqipe është më vështirë sepse nuk ka përemra pa binarë gjinor” rrëfen Astriti për mënyrën se si identifikohet duke nxjerrë në pah edhe njëherë  mungesën e pëfaqësimit nga gjuha dhe problemin e gjinizimit të fjalëve në gjuhën shqipe. 

Astriti i ka shprehur qëndrimet e veta rreth identitetit gjinor dhe seksualitetit qysh prej vitit 2010 përmes punës artisitike. Publikisht, përmes artit, Astriti ka kundërshtuar normat dhe pritshmëritë shoqërore të të qenit “burrë”.

“Fillimisht përmes fotografive e auto portreteve jam transformu duke përdor fustane e taka, që zakonisht konsiderohen si estetika femërore. Për me u çliru edhe për këtyre binarëve, për disa vite kam pozu e performu edhe krejtësisht zhveshun” shprehet Astriti duke kujtuar se në atë kohë nuk ka pasë modele, diskurse a komunitete në të cilat është ndjerë rehat dhe ka pasë siguri për të kundërshtuar frustrimet ditore të realitetit kosovar dhe për ta përdorë artin si terapi dhe rebelim. 

Në vitin 2011, përmes një koleksioni të fotografive që pasqyrojnë të qenit queer në Prishtinë dhe librit të vogël “Tranzicioni Njerëzor”, Astriti fitoi çmimin “Artistët e së nesërmes” nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Ky çmim i mundësoi pjesëmarrjen në rezidencën më prestigjoze të artit, atë të ISCP në New York. 

“Në fillim, shoku kulturor, diversiteti artistik dhe liria e madhe në New York kundër kufizimeve të mia në Prishtinë, kanë qenë bllokadë. Por, shumë shpejt e kuptova që askush më mirë se unë nuk mund t’i jep zë përjetimeve të mia personale dhe prandaj vazhdova me art. 

Pasi u kthye në Prishtinë, Astriti u bë bashkëorganizator i festivalit “Prishtinë Mon Amour”, e cila rezultoi si një prej ngjarjeve më të mëdha të  të artit performues në Kosovë. Në pjesën e atëhershme të djegur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, pas shumë viteve ishte hapur dera për publikun dhe për aktivitete të ndryshme. Kjo performancë për një orë arriti të grumbullojë mbi 2500 vizitorë me gjithsej 33 performanca dhe morri edhe vëmendjen e prestigjozes “New York Times”  në atë kohë:

Në atë kohë, Astriti kishte kuruar programin e këtyre performancave dhe po ashtu kishte marrë pjesë me përformancën “First of All is The History”. 

Performanca përbëhej nga 7 tifoze (cheerleaders). Mbi supet e tyre ato i mbanin disa zgjatime të trupit të inspiruara nga kullani (karakteristikë e veshjeve popullore të grave nga Hasi) që sipas Astritit kujtonin pioneret e Josip Broz Tito. Mbi kukat e tyre, ato bartnin dheun që e mbulonte një pikturë duke u puthur në gojë Boro dhe Ramizi. Portreti i vizatuar nga Yll Xhaferi dhe Marina Markovic prezantonte një ndër gjërat e pakta të përbashkëta mes shqiptarëve dhe serbevë; qëndrimet e tyre ndaj personave LGBTIQ+. 

“Parakalimi i këtij portreti gjigant i dy figurave historike burra duke u puthur para 2500 spektatorëve në Prishtinë, ka qenë moment që e kam prit me shumë stres por edhe entuziazëm. Befasisht, puna ime gjithmonë është prit pozitivisht në Kosovë, edhe pse gjithmonë para prezantimeve e kam pasë një frikë ekzistenciale por edhe nji nevojë urgjente për me u shpreh” kujton Astritii. 

Astriti është pjesë e skenës artisitike qysh nga mosha 5 vjeçare, kur këndonte këngë për fëmijë bashkë me motrën Blertën. Kurse sot, Astriti vepron ndërkombëtarisht në skenën e artit bashkëkohor. 

Në vitin 2016 Astriti diplomoi në Amsterdam si master i artit performues nga program dasArts. Astriti thekson se gjatë studimeve ishte fokusuar në artin e të kënduarit dhe rolin e zërit në relacion me pop kulturën dhe ndikimin e saj në shoqëri. Po ashtu, interesimin e kishte të madh edhe për politikat e trupit, të cilat i eksploron përmes alter egove dhe instrumenteve muzikore, duke i shpalosur mundësitë e një trupi për mishërim dhe transformim të identiteve dhe formave të ndryshme brenda a jashtë binarëve shoqëror. 

Një ndër projektet më të famshme të Astriti është “The New Body”, për të cilin zbuloi një instrument muzikor që vishet dhe që i përkthen gjestet e trupit në tingujë muzikor përmes senzorëve. Brenda dy viteve në turne evropian, ky projekt u shfaq dhe u krijuar në bashkëpunim me disa prej institucioneve më të rëndësishme të artit si Stedelijk Museum Amsterdam, Salts Basel, LambdaLambdaLambda Prishtina, KW Institute for Contemporary Art Berlin, Digital Spring Salzburg, Code Art Fair Copenhagen, Kunsteverein Amsterdam, etj.

Për këtë projekt shkruan shumë platforma anembanë botës dukë përfshirë magazinën ‘ID’ në New York. 

Astriti ka performuar në vende të ndryshme sidomos në Evropë në bashkëpunim me institucione të ndryshme të artit bashkëkohor. Astriti ka performuar edhe në Bienalen e Athinës përmes performancës “Miss Kosovo” në një kohë kur Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me të.

Astriti ishte pjesë edhe e ‘Manifesta’ bienales së artit nomad përmes performancës “LYNX” si performanca hapëse dhe “Good as hell: Voicing Resistence” si pjesë permanente e bienales. 

“Personat që më inspirojnë më shumë janë figura nga bota akademike si Donna Haraway, Jose Esteban Munoz, Paul B. Preciado, Silvia Federici dhe Angela Davis etj. Përmes tyre mësoj të artikuloj punën time dhe qëndrimin tim politik në shoqëri duke u informuar për realitete të ndryshme të cilat zgjerojnë njohuritë e mia.” shprehet Astriti. 

Mesazhi që Astriti kishte për personat LGBTIQ+ është: “Mos me iu nënshtru ligjeve patriarkale e mos me u bë pjesë e një sistemi që është shtypës. Përkundrazi. Duhet me u mundu me e ndryshu këtë sistem pa kompromise. Të gjithë meritojmë të drejta të barabarta.” 

Këngën ‘Miss Kosovo’ mund ta dëgjoni në disa platforma përmes linkut këtu: 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top