Punëtoret/ët e seksit marshuan në Shkup, duke kërkuar dekriminalizim të profesionit
Punëtoret/ët e seksit marshuan të premtën në Shkup, me thirrjen për dekriminalizim të punës së seksit dhe trajtim të barabartë si gjithë të tjerët që gëzojnë të drejtat e njeriut dhe të punëtorëve në shoqëri. Marija Tasevksa duke folur në emër të organizatës “Star” për punëtorët e seksit në Ballkan, tha se po kalojnë periudhë të vështirë, si në kohë pandemie kur ishin anashkaluar nga masat ndihmëse të qeverisë. Marshuesit kërkuan sjelljen e kornizave ligjore për rregullimin e veprimtarisë së tyre, ndërsa Tasevska shtoi se dekriminalizimi i punës së seksit do t’i bënte të jetonin pa stigmatizim dhe frikën e dhunës, sepse puna e seksit në Maqedoni ende llogaritet si shkelje e rendit dhe qetësisë publike dhe që llogaritet si vepër penale, njoftoi Infoshqip.
“Kërkojmë dekriminalizim të shpejtë dhe pa vonesa të punës seksit në vend dhe njohjen e të drejtave njerëzore dhe të punës të punëtorëve më të vjetër në botë. Kërkojmë dekriminalizimin e punës së seskit pasi dekriminalizimi ndihmon në mbrojtjen nga dhuna dhe keqpërdorimi. Kërkojmë dekriminalizim të punës së seksit sepse kjo do ta kufizonte keqpërdorimin policor dhe dhunën”, tha Monika Tasevska nga organizata “Star” në fjalimin e saj.
Aktivistet marshuan me çadra të kuq që simbolizojnë mbrojtjen e punëtoreve/ëve të seksit nga abuzimet prej policisë, klientëve dhe shoqërisë. Ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon dashurinë.
Çadra e kuqe u përdor për herë të parë nga punonëtorë e seksit dhe mbështetësit e tyre në Venedik, Itali në vitin 2001.
“Deklarata e Punëtorëve të Seksit” u krijua nga punëtorët e seksit dhe organizatat me fokus në promovimin e të drejtave dhe mirëqenjen e tyre. Deklarata përcakton qartazi listën e të drejtave të njeriut që çdo qytetar në Evropë, përfshirë punëtorët e seksit, janë në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut. Deklarata përcakton masat dhe praktikat që të gjithë nënshkruesit e saj besojnë se janë të nevojshme për të siguruar respektin dhe mbrojtjen minimale të këtyre të drejtave. Këto të drejta duhet të respektohen gjatë gjithë procesit të prezantimit të politikave dhe programeve të krijuara për të trajtuar trafikun e njerëzve, migracionin e parregullt dhe terrorizmin.”