Nuk është diçka që mund ta zgjedhësh
M – 14 vjeç
Jeta e një djali gej n’Kosovë është jeta më e keqe që mund ta imagjinoj për vete, nuk do t’doja t’ja jepja këtë fat as armikut ma t’madh. Çdo herë që dal n’publik dhe shoh një djalë t’bukur i thom vetes, a i pëlqeva edhe unë atij? Apo veç po m’shikon shtremt veç që eci dhe flas ndryshe nga ai.
Dhimbja më e madhe qe e ndjej është kur prindërit m’vesin “A po t’pëlqen naj çikë n’shkollë?” duke mos e ditur se jam gej. Një rast edhe më i keq mund të ndodhë, kur t’pëlqen një shokl, tensioni dhe nxehtësia që ndjenë afër tij nuk matet me asgjë tjetër në botë. Fakti që nuk mund t’i tregoj askujt që jam gej më vret edhe më shumë, po ta dinte babi im që jam gej çka do t’mendonte? Apo nuk do t’mendonte asgjë dhe thjesht do t’më largoj prej shpie. Çdo ditë i lutesha zotit kur isha më i vogël të më ndryshonte, t’më bënte normal, po sot e kuptova se orientimi seksual nuk zgjidhet, por lind me të.