Tu e lexu qitash
Dhimbja e mungesës
Nale Dheze

Dhimbja e mungesës

Cis F – 27 vjeç

Jam një vajzë 27 vjeçare, jetoj në gurbet (EU) ku jam lind e rritë.
Para një viti më në fund e pranova faktin që dashni kom veç për çika.. Sado që kom dëshiru e jam mundu, deri tani nuk ka pas djalëqë m’ka hy në zemër. Durim kom pas boll, s’është puna që nuk e kom taku “djalin e duhur”. Anyway, nuk është e nevojshme të justifikuj pse jam pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Prindërit e mi janë pajtu me jetën tem pa partner, isha e sigurt qe ka jetë pa dashni, po çdo ditë e ma shumë po e ndjej ni zbrastësi në gjoks. Çdo natë e ënderroj vetën në përqafim me një çikë, një çikër shqiptare e cila i kupton rrethanat dhe e flet gjuhen tem.. 

Ta dëgjoj dhe t’ja them fjalën me shumë përgjëgjesi “të dua”.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top