Java e Ndërgjegjësimit Transgjinor
Sot fillon Java e Ndërgjegjësimit Transgjinor.
Çdo vit nga data 13 deri më 19 nëntor, anë e mbanë botës, mijëra njerëz marrin pjesë në shënimin e Javës së Ndërgjegjësimit Transgjinor, për të ndihmuar në ngritjen e dukshmërisë së njerëzve transgjinorë dhe adresimin e çështjeve me të cilat përballen ata/ato.
Në këtë javë personat transgjinorë dhe aleatët e tyre ndërmarrin veprime për të sjellë vëmendjen e komunitetit duke edukuar publikun se kush janë njerëzit transgjinorë, duke shkëmbyer histori dhe përvoja dhe duke avancuar avokimin rreth çështjeve të paragjykimit, diskriminimit dhe dhunës që prekin komunitetin trans.
Java e Ndërgjegjësimit Transgjinor shërben si një kujtesë e nevojës së vazhdueshme për të promovuar barazi dhe pranim për të gjithë individët, pavarësisht identitetit të tyre gjinor. Duke promovuar ndërgjegjësim dhe gjithpërfshirje, mund të ndërtojmë një botë më të sigurt dhe më të kuptueshme, ku çdo person mund të jetë vetvetja dhe pa frikë nga diskriminimi ose paragjykimi.
Përgjatë kësaj jave, Dylberizm do të sjellë materiale e diskurs rreth çështjeve trans. Tani më shumë se kurrë është koha për të kuptuar se gjinia është konstrukt shoqëror nga i cili duhet çliruar. Transgjinoret/ët na sollën lirinë queer, dhe transgjinoret/ët vazhdojnë të jenë në frontin e lëvizjes queer anembanë botës.
Le të festojmë fluiditetin gjinor duke punuar drejt një të ardhmeje ku identiteti gjinor i secilit person trajtohet barabartë nga të gjithë.