Ai e ka vrejt shumë moti që unë jom ”ndryshe’
M –
Jom ni djalë në t’20-tat e vonshme, në dollap, edhe momentalisht shumë i vetmum.
Përveç shokut tem t’ngushtë me t’cilin jom rritë, krejt tjert që i kom pas n’shoqni jonë konë homofoba. a
Ai e ka vrejt shumë moti që unë jom ”ndryshe”, mirëpo unë se kisha mendu asnjëherë që edhe ai osht si unë, deri dikur vonë kur jemi rritë, edhe ai vendosi me e zbulu veten e vërtetë te unë. Mas atij momenti jemi afru edhe ma shumë, edhe eventualisht jemi konë në një lidhje.
Gjithçka osht konë ok, deri dikur tash vonë kur ai vendosi me e dëgju familjen n’vend t’zemrës t’vet, edhe me u martu me ni vajzë.
I prishëm raportet tona edhe ai tash bohet sikur unë as që ekzistoj. Kom vujt shumë edhe hala vuj prej thyrjes t’parë t’zemrës edhe momentalisht nuk kom askënd si suport. Jom shumë i lumtun që e kom gjet Dylberizm, edhe prej ksaj m’lindi ni ide edhe thash pse se shëndrroj këtë llogari (@hyjn0r) ku muj me konë ma në fund vetvetja pa frikeë edhe me ju pas krejt juve aty, pse jo. Ju boj follow krejt juve që ma boni.