Dita e Daljes Hapur – 11 tetor
Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Daljes Hapur (Coming Out Day) që fokus ka ndërgjegjësimin e personave LGBTQ+ dhe shënohet çdo vit në datën 11 tetor.
Kjo nismë daton që nga viti 1988 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ideja fillestare ishte bazuar në frymën feministe dhe çlirimit gej, ku personalja bëhet politike, dhe theksimit të formës më të thjeshtë të aktivizmit, dalja hapur te familja, shoqëria apo kolegët, dhe të jetuarit e jetës hapur si një person gej apo lezbike.
Ndërsa viteve të fundit, ideja e “komunitetit të lezbikeve dhe homoseksualëve” është përfshirë kryesisht në idenë e komunitetit LGBTQ+ dhe ideja për “daljen hapur” është zgjeruar dhe nuk përfshin vetëm daljen si lezbike, gej , apo biseksual, por gjithashtu edhe si transgjinor, genderqueer, apo identitet tjera jo-konfirmiste.
Dalja hapur është kur një person vendos të zbulojë një pjesë të rëndësishme të asaj se kush janë me dikë tjetër në jetën e tyre. Për shumë njerëz LGBTQ+, kjo përfshin ndarjen e orientimit të tyre seksual dhe/ose identitetit gjinor.
Dalja hapur është një proces i ndërlikuar dhe jo i thjeshtë, prandaj ju duheni të informohuni mbi dobitë dhe rreziqet e daljes hapur përpara se të merrni vendimin.
Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Daljes Hapur, ne festojmë guximin tuaj për ta bërë personalen politike. Ekzistenca jonë është rezistencë dhe dashuria jonë është revolucionare.