Më fal, të dua përgjithmonë!
F – 18 vjeç
Jom nji 18 vjeçare e cila vjen prej nji familje shumë homofobe, raciste e shumë tjera dmth familje tipike shqiptare. Përveç ktyne, ni familje e cila mundem me thonë m’ka shkatrru edhe si njeri!
E di që mundem me tingëllu egoiste po deri vonë edhe vet unë s’kam qenë ma e mirë sepse kom mendu që me dashtë nji person t’gjinisë t’njejtë osht diçka që asesi s’ka kuptim edhe s’duhet me ndodhë. Po para 2 viteve e kom pas nji lloj ‘lidhje’ me nji vajzë që i kom pëlqy shumë, por shkaku i shoqnisë teme kom kajt çdo natë sepse m’kanë thonë që osht veç fiksim, s’osht e mundshme e shumë gjona tjera, e kjo gjo ka rezultu që ‘lidhja’ jonë me u shu edhe sot nuk flasim hiç as edhe n’rrugë! Ajo u konë personi i vetëm që m’ka bo mu ni vetvetja gjatë krejt kohës që kom fol me to edhe kom ndejt me to (edhe nëse për ato ndoshta nuk u konë e njejta).
Po çdo e mirë e ka at’ fundin e keq, s’paku për mu! Tash për momentin jom me ni lidhje me ni djalë qe nji kohë t’gjatë po ajo hala osht ton kohën n’trunin tem. Po tash osht vonë edhe po e shihni edhe vet qysh kom përfundu shkaku i ksaj shoqnie n’vendin tonë, e kom humb dikond që mendoj që m’ka dashtë për kto që jom.
M’fal, t’i uroj tonat t’mirat nëse e sheh kto najherë!