Dita e tretë e Prishtina Queer Festival – Dashnia triumfon
Të dielën e filluam me shfaqjen e tre dokumetarëve nga Kosova, Turqia dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilët trajtojnë realitetin e personave queer të shteteve të Ballkanit me shumicë myslimane.
Këta filma ngjallën emocion dhe diskutim edhe përtej shfaqjes së tyre, përmes diversitetit që përçuan tek publiku dhe protagonistëve të cilët/at janë në kërkim të pafund për gjetjen e një vendi të sigurtë.
Me filmat e shfaqur: “Maldita, A love song to Sarajevo”, “Iris” dhe “Kah kqyrsha përpjetë e shihsha vetën përfuni” u përmbyll programi i filmave, një program me filma shumë domethënës e përmbajtësor për jetët queer. Audienca nuk mungoi që nga nata hapëse në Kino Armata, pasiqë për secilin film që u shfaq salla ishte përplot.
Ndërsa për përmbylljen e edicionit të parë të Prishtina Queer Festival u përkujdesën DJ lokal në Street Party e Queer Market te kafet e rakisë. Përzgjedhja e muzikës u bë nga Olta, Tuttseoul e La Baresha, duke na përçuar dashni e nostalgji për këtë super edicion.
Ky edicion i festivalit përveç që la shej në historinë queer në Kosovë, ishte informativ, i larmishëm e i hareshëm. Secili aktivitet ngjalli kureshtjen e audiencës e shpesh herë diskutimet vazhdonin edhe pas mbylljes së dyerve të sallës. Përgjatë tre ditëve pamë filma që trajtuan çështje queer, dëgjuam histori të regjisorëve/eve mbi realizimin e këtyre filmave, u informuam rreth jetëve të transgjinorëve në Kosovë, e vallëzuam deri në mengjes.
“M’ka jep dashni, vullnet e mbi të gjitha shpresë” tha një person nga audienca në pyetjen “Qysh je ndi përgjatë festivalit.
Shihemi në edicionin e dytë të Prishtina Queer Festival