Prishtina Queer Festival – Festohet të qenurit queer
1 Shtator 2023 ka me u mbajtë mend për një kohë të gjatë, kjo sepse Prishtina frymoi queer anembanë qytetit përmes Prishtina Queer Festival.
Një e premtë jo e zakonshme!
Kino Armata filloi t’mbushet, persona queer e mbështetës po presin me fillu hapja zyrtarisht.
Momenti i shumë pritur erdhi:
Nata fillon me një performancë skenike nga Edon Shileku. Ai me shtatë minuta kohë skenike, na zhytë në pikëpamjen e tij ndaj të qenurit pjesë e komunitetit.
Diva me Nolin dolën në skenë e po shpalosin programin e larmishëm treditor të PQF.
Teksa Noli tregon sfidat e shumta të komunitetit queer, Diva me sharm (sikurse Diva) i shton fjalimit elemente humori e mikpritjeje.
Ata i adresohen edhe personave që nuk janë në hapje për shkak të frikës “kemi me bo çmos që me e luftu këtë frikë e me na u bashkangjitë në edicionet e ardhshme, deri kur ngjyrat e juja kanë me shndrritë” thotë Noli, e përcjellet me duartrokitje.
Zv.Ambasadori i Holandës z.Ronald Goldberg në fjalimin e tij cekë që pjesë e misionit të tij në Kosovë është edhe inkurajimi i pranimit të personave queer në shoqëri. Ai shton se personat queer e meritojnë mbështetjen e plotë dhe se “Ambasada e Holandës do ju mbështes gjithmonë”.
Për përfundimin e natës së hapjes përkujdesen Qerkica me defin e saj, Adelina Rose e Sulltanesha Turkan. Të trijat në dimija po performojnë kangë të vjetra folklorike drejtuar dylberave, për të treguar që dylberat kanë qënë e kanë me qenë pjesë e kësaj shoqnie.
Organizimi i edicionit të parë të Prishtina Queer Festival është një hap i rëndësishëm drejt ndyshimit të mentalitetit që na rrethon çdo ditë.
Na jep shpresë, e na mëson që dashuria ka me lulëzu deshtën a s’deshtën tjerët.