Diva dhe Noli udhëheqin natën hapëse të Prishtina Queer Festival, të premtën më 1 shtator në Kino Armata.
Diva dhe Noli – dyshja ma e flaktë n’shehër kanë me e udhëheq natën hapëse të Prishtina Queer Festival, të premtën më 1 shtator në Kino Armata.
Diva – nofkë kjo që ia kanë lënë njerëzit e dashur dhe shoqëria që e rrethon, i shkon sepse Diva është përnime Divë që ka guxu me qenë vetja gjithmonë. Ka kontribu për shumë vite me radhë për të drejtat të njeriut e për komunitetin queer, dhe është simbol i guximit dhe krenarisë. Diva poashtu performon edhe artin drag, dhe me të përherë ka qëllim që ta përçojë një mesazh tek njerëzit: se dashuria mbizotëron mbi gjithçka.
Nol Musa është aktivist pasionant për të drejtat e njeriut, me fokus në çlirimin queer dhe lëvizjen feministe. Ai beson fuqishëm në randësinë e avokimit për komunitetet e margjinalizume dhe në krijimin e një shoqërie ma të lirë dhe gjithëpërfshirëse. Noli ka qenë i përfshim në shumë nisma komunitare për drejtësi sociale dhe momentalisht është Drejtor ekzekutiv në “Institutin Pikëpamja.”