Trans në Kosovë: Një histori e pa kryer
“Trans në Kosovë: Një histori e pa kryer” – po publikohet për herë të parë në gjuhën shqipe dhe ka të bëjë me shpalosjen e fakteve sa i përket historisë për transgjinorët në Kosovën e para dhe pas luftës, dhe është i pari i llojit të vet.
Ky kapitull për Kosovën, i shkruar dhe hulumtuar nga Lura Limani, është pjesë e librit “Transgender in Post Yugoslav Space – Lives, Activisms, Culture” i cili përpos që dëshmon tendencën për fshirjen e identiteteve transgjinore në Evropën Lindore, gjithashtu nënvizon potencialin e transgjinorëve për mbijetesë, vetëtransformim dhe angazhim në rrethana politike sfiduese.
Autorja Lura Limani është njëra nga themelueset e zinës së pavarur letrare dhe shtëpise botuese Lirindja. Ky publikim është një bashkëpunim ndërmjet Dylberizm dhe Lirindjes.
Ngjarja e publikimit ka me u mbajtë më 2 shtator, ora 18:00 në sallën e madhe të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.