Category is: Space Expanse
Na u ka bo boll tu ngu kërkesa t’pakuptimta prej tjerëve që me e majtë dashninë tonë t’msheftë, që me e ndrru stilin qysh dokemi, që mos me e shpalosë hapur rrugëve identitetin tonë. Nuk kemi nevojë na me u ngushtu e me u tkurrë për mos me iu nxonë shumë vend mendjeve të mbylluna. Kanë nevojë mendjet e mbylluna me u hap e me e pranu faktin që na jemi ma krenarë, ma t’zëshëm edhe ma t’guximshëm se kurrë më parë. S’e kemi njetin me nejtë n’dollap mo.
Dollapat i kemi shprazë edhe veten jemi tu e nxjerrë prej aty. Krejt rrugët edhe hapësinat e këtij vendi, janë tonat poashtu. Edhe na përkasim këtu. Ka vend për krejt.
Disave na dalloni nëpër turma, e disave nashta jo, ama t’jeni t’sigurtë që s’ka turmë e hapësinë ku nuk jemi edhe na. Në Festivalin Queer të Prishtinës, po i marrim hapësinat që na u kanë mohu goxha gatë. Shpraze dollapin me 1, 2 dhe 3 shtator