Tu e lexu qitash
7 artistë queer afrikanë që duhet t’i njihni

7 artistë queer afrikanë që duhet t’i njihni

Muzika është pjesë përbërëse e shumë kombeve afrikane, duke pasur disa lloje zhanresh muzikore që kanë fituar famë globale, duke përfshirë këtu Afrobeats nga Nigeria dhe gqom nga Afrika e Jugut.

Teksa shumë artistë nga kontinenti i ngrohtë kanë pranuar njohje në nivel global, kur bëhet fjalë për përfaqësimin queer, ka akoma shumë vend në këtë shtëpi për disa persona tjerë queer.

Për t’ju ndihmuar, IOL* ka përpiluar një listë me shtatë artistë queer të muzikës që duhet t’i njihni.

DESIRE MAREA

Një pjesëtar nga supergrupi FAKA, ku gjysma e pjestarëve kanë qenë queer, Desire ka qenë padyshim një artist queer që ka udhëtuar nëpër botë për shkak të paraqitjes unike queer me një qasje vizuale mu në fytyrë, si live, ashtu edhe në muzikë.

Me muzikën e FAKA-s që ishte frymëzimi i koleksionit pranverë/verë 2019 të Versaces, i vuri ata në pozitë që së bashku me shokun e grupit Fela Gucci të jenë në rreshtin e parë të shfaqjes, por edhe duke tërhequr sytë e botës që t’u kushtojnë vëmendje.

Së fundmi, ata publikuan albumin e tyre të parë solo, “Desire”, që shpalos artistin tek shtyen kufijtë tematikisht në lidhje me shprehjen queer dhe tek luan me zërin në zhanre të ndryshme, duke përfshirë këtu gqom dhe nënzhanre të ndryshme të injektuara nga klubi.

Ata janë zëri që e kanë ndryshuar skenën queer si për Afrikën e Jugut, ashtu edhe për kontinentin.

Linku i FAKA-s

TROYE SIVAN

Teksa Troye Sivan filloi udhëtimin e tij si aktori kryesor në filmat “Spud”, ai më vonë fitoi famë në YouTube dhe e përdori atë famë për të ndërtuar një karrierë shumë të suksesshme në këndim.

Kur Troy doli hapur si gej në vitin 2013 ishte moment i madh, pasi ai ishte kryesuesi në një seri filmash shumë të suksesshëm.

Albumi i tij debutues “Blue Neighbourhood” eksploroi sfidat dhe mundimet e të qenit një adoleshent queer.

Dhe për atë kohë, të ishte një burrë i dalë hapur si gej dhe që bënte muzikë që fokusohej në dashurinë queer, hapi mendjet e zemrat të shumë njerëzve, veçanërisht të audiencës më të re në moshë në atë kohë, në normalitetin e saj.

Edhe pse ai është australian, Troye ka lindur në Johannesburg përpara se prindërit e tij të zhvendoseshin në Australi kur ishte 2 vjeç.

Edhe sot muzika e tij është jashtëzakonisht queer, edhe me publikimin e EP-së me të fundit “In a Dream” në gusht.

LELO WHATSGOOD

Si një ndër DJ-ët kryesorë në vend, Lelo jo vetëm që i fillon festat, por gjithashtu po përdor platformën e tij për të qenë aktivist për komunitetin queer.

Pasi ka luajtur në setet e mahnitshme në Boiler Room X Ballantine’s, Afropunk Afrika e Jugut dhe një set të improvizuar në Rocking The Daisies, Lelo është njëri DJ-ët e paktë në vend që nuk është i kufizuar vetëm në një zhanër.

Ai është gjithashtu drejtuesi kryesor i Vogue Nights Jozi, që ishte ngjarja e parë me bazë në skenën ballroom në Afrikën e Jugut që kur skena ka gjetur përsëri fame në epokën moderne, kryesisht për shkak të famës së serialit “Pose” në FX, i cili ka frymëzuar emisionin garues Legendary që transmetohet në HBO.

DUA SALEH

Dua Saleh (they/them), me prejardhje sudanezo-amerikane, përpos që shkruan poezi, është edhe një nga muzikantët më të rinj queer që ka bërë bujë në skenë.

Pasi kanë filluar të shkruajnë poezi që në moshë të re, ata incizuan këngën e tyre “First Take” në vtin 2017, e ndjekur nga debutimi i tyre me EP-në Nūr.

Pasi fitoi vlerësime jashtëzakonisht pozitive me Pitchfork që e quajti EP-në “të sofistikuar, të ngrohtë por industriale”.

Dua Saleh publikoi EP-në e tyre të dytë “Rosetta” në qershor, që gjithashtu mori vlerësime të shkëlqyera nga kritikët e muzikës, ku Medium e vlerësoi si album “të pastër dhe të shtresuar pasi ndjehet më thelbësor dhe më i plotë” krahasuar me debutimin e tyre ER, Dua gjithashtu do të shfaqet në sezonin e tretë të serialit në Netflix “Sex Education” si student jo-binar.

Linku i Dua Saleh

ANGEL-HO

Reperja nga Cape Town, Angel-Ho, ka qenë një muzikante produktive kur bëhet fjalë për muzikën e saj.

Duke qenë një transgjinore me ngjyrë, pionere në muzikë, Angel-Ho ka bërë bujë në kontinent për pamjet e saj tërheqëse dhe me tingullin e saj është një nga artistet më të mira eksperimentale.

Me albumin e saj “Death Becomes Her” që u lavdërua nga Pitchfork si një nga albumet më të mira eksperimentale.

Ajo publikoi EP-në e saj “Alla Prima” të cilën ajo e përshkruan si “hip hop haute couture” dhe gjithashtu përdori të qenit queer si pikë të rëndësishme për të shprehur artin e saj, qoftë në këngë, video muzikore apo performanca live.

Ajo ka qenë një nga muzikantet më të mëdha transgjnore që vjen nga ky kontinent.

MX BLOUSE

Kur bëhet fjalë për muzikën hip-hop, qoftë në kontinent apo në botë, personat queer rrallë kanë të njëjtën hapësirë apo mundësi për të shkëlqyer në skenë.

Artisti jo-binar, që këndon rap, me bazë në Johanesburg, Mx Blouse, po bën bujë për të bashkuar stilet kwaito, hip-hop dhe muzikën elektronike në një tingull të vetëm shpërthyes.

Teksa fillimisht filluan të merren me gazetari në mediet e Afrikës së Jugut, kur u zhvendosën në Joburg nga Cape Town, muzika po ia thërriste emrin.

Pasi publikuan EP debutues “Re: Mx”, MX BLOUSE publikoi albumin e parë të plotë “Elementality”, që u mirëprit pozitivisht nga fansat dhe kritikët.

Linku i Mx Blouse

DOPE SAINT JUDE

Reperja Dope Saint Jude nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut ka qenë një ndër zërat queer në vend që ka qenë në gjendje ta bëjë zërin e saj të dëgjohet edhe gjatë vështirësive.

Si një grua cis, queer, dhe me ngjyrë nga Cape Flats, ajo ofron një pikëpamje unike mbi përvojën queer.

Dhe teksa hip-hop-i në Cape Town është i famshëm, kur bëhet fjalë për personat queer, ka akoma reagime kur bëhet fjalë për futjen e tyre në hapësirat gjatë të dominuara nga burrat cis-heteroseksual.

Dope Saint Jude publikoi EP-në e saj “Resilient” në vitin 2018, dhe pasi një pushimi, u rikthye me këngën e saj dhe videoklipin “Go High Go Low”, ku ajo përsëri përdori pikëpamjen të qenit grua me ngjyrë nga Cape Flats si pikë qendrore e pamjes vizuale.

Reperja banon aktualisht në Londër ku është e zënë duke punuar muzikë të re.

Linku i Dope Saint Jude

*IOL – Independent Online, është faqja më e vjetër e lajmeve në Afrikën e Jugut dhe një ndër platformat kryesore në vend për lajme, përmbajtje dhe çështje aktuale.

Artikulli është publikuar fillimisht në IOL dhe është përkthyer nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top