Po sikur mos të më duan?
F – 21 vjeç
Jam një vajzë nga Vlora. Gjith fëmijërinë time e kam kaluar duke lozur futboll me djemt, jo se nuk kisha shoqe por ndjehesha vetvetja. Një ditë vendosa të lidhesha me shokun e vëllait në mënyrë që t’ju tregoja të tjerëve që më pëlqenin djemt, pa e kuptuar që doja ti tregoja vetes sime që ka diçka ndryshe në mua. Por me kalimin e ditëve e kuptova, por nuk munda t’ja thoja askujt.
Sot ulem për të gjetur një zgjidhje për t’ju treguar atë çfarë ndjej, por e gjej veten të mbytur në pyetje: “Po sikur mos të më duan? Po sikur mos të më pranojnë? Çfarë nëse askush nuk më mbështet?” Kam parë reagimet e familjes kur del dikush në TV që shpreh pëlqimin e të njejtes gjini, reagimi tyre më bllokon. Ndonjëherë më duket sikur mezi mbushem me frymë.
Duke u shtirur si dikush që nuk jam po ndjej sikur diçka brenda meje po vdes…