Unë edhe ajo
F – 16 vjeç
Kurrë s’kom mujtë me e ndje.
Kurrë s’kom mujtë me e pa me sytë e mi tu ecë, a tu keshë, a tu kajt. S’kom mujtë se e kom taku prej rrjeteve sociale edhe ka jetu larg. Nuk kom mujt me puthë e as me qaf’ kur ju ka dasht dikush. Po prapë e kom dasht.
E kom dasht shumë se m’ka nejt ngat e i kom nejt ngat n’çdo hap. Jemi veç adoleshente po m’ka bo mu ni e sigurtë nëpërmjet ekranit. Ajo m’ka bo mu ni e dashur nëpërmjet ekranit që ni djalë ska mujt’ kurrë me bo. E k’tu e kuptova që s’du sen tjetër përveç se me pas ato.
Çdo ditë kemi fol. Çdo sekond t’ditës pa nal. Krejt problemet i folshim bashkë. Mezi pritshim me i tregu njona tjetrës qysh kemi kalu sot e çka kemi bo. Jom knaq kur ma tregojke me entuziazëm krejt ditën e vet. Kur ja shihsha ftyrën krejt zemra mu sillke. Ajo m’ka bo mu ni si njeri ma me fat n’botë veç me ja pas pa t’keshmen (i ka urrejt fotot e vetës po bojke foto veç për mu). Fatkeqsisht, rrugët na u kanë nda.
Jemi tu kalu kohëra t’vshtira të dyjat e kemi kalu n’disa mosmarrëveshje. E kena lëndu njona tjetrën. Unë s’jom konë e gatshme për to hala, po as ajo su konë e gatshme për mu edhe vendosëm që mi lonë senet tjera n’dorë t’kohës. Right person, wrong time – tham. E du shumë. Mas krejt seneve, prapë e du shumë edhe çdo natë m’dhem shpirti që s’kemi mujt mu konë.
S’kom mujt me pa tu m’kqyr, s’kom mujt me pa tu m’kesh, s’kom mujt me ja dhonë dorën edhe s’ma ka marr dorën. Shpresoj që rruga ka me na sjellë prapë te njona tjetra dikur në t’ardhmen. Shpresoj që qajo kohë vjen sa ma shpejt se po du me përjetu dashninë me ty, po jo veç përmes ekranit. Po du me t’pas n’kraht e mi kur t’jesh gati. Se nuk po tutna me t’dasht ty, kurrë. Kto m’ke shti me e kuptu ti.
Mos u tutni me dasht. Dashnia osht për krejt.