Mbahet Parada e Krenarisë në Tiranë
22/05/2022
“Ne jemi familje” ishte slogani kryesor që i parapriu qindra personave LGBTIQ+ dhe aleatëve në festimin e Tirana Pride.
Pas dy viteve me parada alternative, Tirana Pride u rikthye në sferën publike për ta festuar dhjetëvjetorin e saj.
Pas një sërë aktivitetesh të ndryshme mbi çështjet queer, Parada e Krenarisë mblodhi shumë njerëz për t’i zbukuruar rrugët e Tiranës me ngjyra, hare dhe dashuri.
Marshimi u mbyll me një koncert argëtues ku performuan artistet Marsela Cibukaj, Kamela Islamaj dhe Xhesika Polo.
Tirana Pride suksesshëm përmbylli edhe këtë paradë, për të vazhduar me aktivitetet e tjera gjatë Muajit të Krenarisë.
Kqyre edhe qito
Etiketat
0
Shpërndarje
0
Shpërndarjet