Studimi zbulon se është rritur numri i personazheve LGBTI në televizionet amerikane
Një studim i bërë nga LGBT GLAAD, ka gjetur se përfaqësimi LGBTI në TV-të amerikane është rritur gati 12%, me 2.8% më shumë se në vitin e kaluar.
Megjithatë, studimi zbuloi gjithashtu se kishte mangësi dhe mundësi të humbura për të treguar një gamë më të gjerë historish rreth personazheve LGBT.
Nga 775 personazhe të rregullta të serive në TV transmetues, 11.9% janë LGBT, duke përbërë 92 personazhe, me 49 të tjerë në role të përsëritura. Është vërejtur që burra homoseksualë kanë patur rënie deri 5% në transmetim krahasuar me vitin e kaluar.
Për të katërtin vit radhazi, raporti zbuloi se personat LGBT me prejardhje të pakicave etnike kishin role më shumë se të bardhët LGBT.
Analiza e sivjetshme u zgjerua duke përfshirë këto platforma transmetuese; Amazon, Netflix, Hulu, Apple TV+, Disney+, HBO Max, Paramount+ dhe Peacock. Në këto platforma, kishte 358 personazhe të rregullt dhe të përsëritur LGBT, ndërsa përfaqësimi i personave LGBT nga pakicat etnike u rrit në 49%. Gjithashtu, sipas raportit edhe përfaqësimi i personave transgjinorë u rrit trefish më shumë, deri në 26 personazhe.
Përkundër të mirave që u sollën nga ky përfaqësim, përsëri pati mangësi në përfaqësimin e personave të infektuar me HIV. U zbulua se personazhet me HIV përfaqësoheshin rrallë, raporti thoshte se vetëm dy personazhe televizive që dalin më shpesh në shfaqje kanë HIV, pavarësisht se ka më shumë se një milion amerikanë që jetojnë me këtë virus.
“Rritja e përfaqësimit të LGBTQ në televizione është një sinjal që Hollywoodi ka filluar të njohë fuqinë e historive LGBTQ me të cilat lidhet audienca në mbarë botën,” tha Sarah Kate Ellis, Presidentja e GLAAD.
Ajo shtoi se ishin “institucionet kulturore si televizioni që e kanë përsipër rolin vendimtar të ndryshimit të zemrave dhe mendjeve nëpërmjet tregimeve të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse”.