Thirrje për t’u bashkangjitur në organizim – Java e Krenarisë 2022
Grupi punues për organizimin e Javës së Krenarisë në Kosovë hap thirrjen për t’u bashkangjitur në organizimin e aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë 2022.
Java e Krenarisë ka për qëllim të rrisë dukshmërinë e personave LGBTIQ+ dhe të nxisë diskutim publik rreth çështjeve lidhur me të drejtat dhe pozitën shoqërore të personave LGBTIQ+ në Kosovë.Rrjedhimisht, angazhimi në organizimin e kësaj jave është i një rëndësie të veçantë.Në një shoqëri si kjo e jona, ku ka ende shumë punë për t’u bërë në luftën kundër homofobisë e transfobisë, kontributi i gjithësecilit është esencial, i nevojshëm dhe i mikpritun.
Kontributin mundeni me e dhanë në çfarëdo mënyre që dëshironi dhe mundeni.
Prandaj, ftojmë aktivistët/et queer, aktivistët/et e të drejtave të njeriut, dhe të interesuarit/at tjerë që të na bashkohen në grupin organizativ të Javës së Krenarisë. Grupi i Krenarisë momentalisht përbëhet nga organizatat CSGD, Cel Kosova, CRD, YIHR KS, QKSGJ dhe platforma Dylberizm.
Regjistrohu këtu.