Zori i shkret’ çkas po t’shtike me bo
M – 26 vjeç
“Zori i shkret’ çkas po t’shtike me bo”… Po e nisi me kët’ thanje e që koka shumë e vërtetë…
Kohë ma herët na u imponu me u bo shok me njani tjetrin edhe pse n’fillim nuk kishim kurgjo të përbashkët përpos marakli t’alkoolit. Eh që ma vonë dulën edhe shumë sene tjera që nuk e kisha imagjinu që unë me atë person muj me kalu kohën ma t’mirë t’mundshme. Prej dy vesveseve që sun e shihshin njani tjetrin me sy, to shokë t’ngusht real quick. Çdo natë tu dalë, çdo natë tu pi, çdo natë tu u knaq, çdo natë tu nda eksperienca t’jetës tonë (hjekat e përbashkta), çdo natë tu bo budallakina.
Ehhh, nji nat’ budallakia ma e madhe ka qenë me u puq, eh që poget na pëlqej dyve, po ja lam alkoolit e at’ temë nuk e folëm asnjiherë, vazhdum rutinën si çdo herë, tu dalë e tu pi… Po mas nji kohe, rutinë u bo edhe me u puth e me u prekë e me ndje njani tjetrin. Unë e kuptova që nuk mujm me ja lanë fajin alkoolit ma… E folëm këtë temë po biri nuk dojke me pranu e hala nuk don, edhe pse e din që s’osht qashtu, po nuk ka problem për mu pse nuk e thotë nji fjalë goje kur veprat janë ndryshe.
Gjatë kësaj periudhe kemi kalu shumë sfida. Jemi idhnu e jemi përla, po menxi s’kemi pritë me u pajtu prapë. Veç sa s’jemi rreh edhe pse naj flakaresh aty ktu e kemi hangër. Grindjet tona në opinion të shoqnisë jon’ kanë absurd, me demek “çka pi jep zor, çka po t’han leshi, çka p’i përzihesh e tripa”. Po shumicën e kohës kemi kalu mirë gati, se krejt senet i kemi bo bashkë, t’mira e t’kqija, jemi njoftu me krejt familjarë, kemi shku nëpër shpija t’njani tjetrit, kemi bujt e kemi thy e jena rujt mos me ra n’dell.
Guxha fillon këtu: Unë jom në lidhje serioze e nihna si mut për këtë sen që e boj. After all, love is a good reason to make everything go wrong… Shoku del e njoftohet me femna e prapë kthehet te unë. Po tash ka ardh koha që ky sen duhet me u ndërpre e secili me jetu ni jetë për hatër t’familjes e rrethit… po “Zori i shkret’ çkas po t’shtike me bo”.
Biri im TDQ, 👰♀️ yte.